Eneida, vajza që pati fatin të marrë bekimin e Nënë Terezës

Eneida Bega ka patur fatin të takojë Nënë Terezën dhe foton e atij çasti e ruan si një kujtim të shtrenjtë. 20 vjet më parë, gjatë njërës prej vizitave të para të Shenjtores shqiptare në vendin e saj, vogëlushja nga Durrësi ka marrë bekimin e Nënë Terezës. Sot, në ditën e Lumtërimit të gruas së madhe të planetit Eneida Bega, tregon se "gjithçka ka ndodhur pas një koncerti në kampin e fëmijëve në Plepa të Durrësit, ndërsa fotoja e rrallë e gushtit të vitit 1989 është shkrepur nga një fotoreporter i ATSH-së. “Isha vetëm 5 vjeç dhe bashkë me plot njerëz të tjerë ishim afruar ta shikonim Nënë Terezën-kujton Eneida. Mami më kishte shpjeguar, siç mund ti tregohet një fëmije, se gruaja imcake e veshur me pelerinën e bardhë kishte ndihmuar mijra njerëz në mbarë botën-shprehet ajo. “Pak minuta më vonë nga vendi ku ishte ulur Nënë Tereza i hodhi sytë te unë dhe më thirri me shenjë”- kujton hollësisht Eneida, e cila tani është 25 vjeç dhe studion në fakultetin e gjuhëve të huaja në Rimini. "Unë në ato çaste ndjehesha e ndrojtur dhe gati e frikësuar, por përkthyesja mi mblodhi duart rreth gjoksit, duke më treguar që Nënë Tereza kishte deshirë të lutej për mua dhe të më bekonte", vijon ai. Kanë kaluar 20 vjet dhe për Eneidën ky takim, që është fiksuar në foton e mjeshtrit Petrit Kumi mbetet një nga kujtimet më të bukura të jetës së saj. "Kur flas me të tjerët gati nuk më besojnë pasi është e rrallë të takosh dhe të kesh fatin të të bekojë Nënë Tereza", thotë ajo.
...