Departamenti i Shtetit përshëndet marrëveshjen për kufijtë mes Kosovës dhe Maqedonisë

Shtetet e Bashkuara të Amerikës mirëpresin ngrohtësisht vendosjen e marrëdhënieve diplomatike mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Maqedonisë si dhe përfundimin e suksesshëm të demarkacionit në kufirin e përbashkët, deklaroi zëdhënësi i Departmentit amerikan të Shtetit, Ian Kelly, njoftoi Radio Televizioni i Kosovë. “Ne përgëzojmë drejtuesit e të dy vendeve për vendosmërinë për ndërmarrjen e një hapi të rëndësishëm drejt integrimit euroatlantik duke vendosur marrëdhënie të mira fqinjësie dhe duke forcuar stabilitetin rajonal. Ne gjithashtu përgëzojmë Zyrën Civile Ndërkombëtare për rolin e saj ndërmjetësues në përfundimin e demarkacionit të kufirit, një element ky i rëndësishëm i Planit Ahtisaari”, thuhet në deklaratën e qeverisë amerikane.
...