Qeveria shqiptare përshëndeti sot marrëveshjen mes Kosovës dhe Maqedonisë
Qeveria shqiptare përshëndeti sot vendosjen e marrëdhënieve diplomatike midis Republikës së Kosovës dhe Republikës së Maqedonisë. Në një deklaratë për shtyp, Zëdhënësja e Qeverisë, Majlinda Bregu, thekson se "vendosja e marrëdhënieve diplomatike mes Kosovës dhe Maqedonisë është një akt historik në marrëdhëniet dhe bashkëpunimin e ngushtë midis dy vendeve. Vendosja e marrëdhënieve diplomatike mes këtyre dy vendeve është një kontribut shumë i rëndësishëm për bashkëpunimin rajonal dhe procesin e integrimit Euroatlantik", thuhet në deklaratën e znj. Bregu. Dy ditë më parë, Republika e Kosovës dhe Republika e Maqedonisë nënshkruan marrëveshjen për përcaktimin e kufirit midis dy vendeve. Qeveria shqiptare përshëndeti këtë marrëveshje, duke e cilësuar atë "një kontribut shumë të rëndësishëm për konsolidimin e paqes, stabilitetit dhe bashkëpunimit rajonal”.
...