E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nenpresidenti Xho Bajden shkon ne Afganistan ne nje mision per mbledhje faktesh

Nenpresidenti Xho Bajden arriti ne Afganistan ne nje mision per mbledhje faktesh qe perfshin nje takim me Presidentin Hamid Karzai.

Ne nje deklarate te Shtepise se Bardhe thuhej sot se zoti Bajden do te takohet me Presidentin Karzai per te vleresuar ecurine e bere drejt kalimit ne nje force te sigurise te drejtuar nga afganet duke filluar kete vit.

Ai do te takohet edhe me Gjeneralin Dejvid Petreas komandant i trupave nderkombetare ne Afganistan dhe me ambasadorin amerikan ne Kabul Karl Ajkenberi.

Administrata e Presidentit Obama ka thene se do te filloje kete vit transferimin e pergjegjesive te sigurise ne duart e ushtrise afgane. Procesi do te jete gradual dhe parashikohet te perfundoje ne vitin 2014.

Javen e kaluar Shtetet e Bashkuara njoftuan se do te dergojne 1400 marinsa shtese ne Afganistan per nje periudhe 90-diteshe per te fuqizuar forcat luftarake ne Afganistanin jugor baze e rebelimit taleban.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›