E Shtunë, 31 Tetor 2026

ETA shpall armepushim te perhershem

Grupi i armatosur separatist bask ETA shpalli nje armepushim te perhershem dhe te verifikueshem nga vezhguesit nderkombetare i pari ne kater dekadat e luftes se tij per krijimin e nje shteti te pavarur ne Spanjen veriore dhe Francen jugperendimore.

Ne deklaratat e saj te publikuara dhe te shpallura sot ne televizion ETA tha se ky eshte nje angazhim i saj i fuqishem drejt nje procesi per arritjen e nje zgjidhjeje te perhershme dhe per ti dhene fund konfrontimit te armatosur. Ne deklarate nuk flitej per shperberjen e ETA-s ose per dorezimin e armeve nga ana e saj sic ishte kerkuar nga qeveria spanjolle.

Ne Madrid zevendeskryeministri Afredo Pereze Rubalkaba i cili eshte edhe minister i brendshem tha se deklarata e rebeleve nuk eshte sa duhet bindese sepse ajo nuk shpall fundin e pakthyeshem te veprimtarive te ETA-s. Ai tha gjithashtu se qeveria ne menyre te perseritur i ka hedhur poshte propozimet e organizates per nje verifikim nderkombetar dhe jo nga qeveria spanjolle te klauzolave te armepushimit.

Megjithate zoti Rubalkaba tha se eshte me i qete se sa me pare rreth perspektives se nje marreveshjeje te mundshme per paqe.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›