“Nënshkrimi i Protokollit, meritë edhe e paqeruajtësve”
Autori i Lajmit: red.
Kryetarja e Kuvendit takon ekipin shqiptar të minimit në Bosnjë-Hercegovinë, pjesë e misionit EUFOR. Ajo vlerësoi punën e tyre duke pohuar se një pjesë e madhe e meritës për firmosjen e Protokollit të Anëtarësimit në NATO u takon trupave tona ushtarake kudo që ndodhen. Trupat paqeruajtëse shqiptare janë në Bosnjë që nga shtatori i vitit 1996, kur Shqipëria për herë të parë kontribuoi me trupa në IFOR. Ndërsa që nga prilli i këtij viti, në këtë vend vepron për herë të parë Ekipi i minimit, një grup për asgjësimin e municioneve. “Ndihem krenare, pasi është e para herë që efektivat tona të Forcave të Armatosura, nuk janë nën mburojën e një shteti tjetër, por janë me flamurin shqiptar dhe tërësisht me shpenzimet e shtetit shqiptar dhe në këtë fjamur kryeni misione të rëndësishme. Unë ju falënderoj, për punën, për gjithë misionin tuaj”, - u shpreh Topalli në takimin me ekipin shqiptar në Bosnjë–Hercegovinë, në kuadër të vizitës dyditore në këtë vend. Gjatë vizitës në Bosnjë-Hercegovinë, Kryetarja e Kuvendit u takua me zëvendëskomandantin e EUFOR-it, gjeneralbrigade Roberto d Alessandro. “Jemi të kënaqur me forcat shqiptare dhe jemi të surprizuar pozitivisht nga puna e tyre”, - i tha ai Kryetares së Kuvendit.
Ky lajm është publikuar: 10/07/2008