E Diel, 1 Nëntor 2026

Nënshkrimi i protkollit, Kuçi: Duhet të vetëpërmbahemi

Zëvendëskryeministri i Kosovës Hajredin Kuçi u ka bërë thirrje qytetarëve të vendit si dhe lëzivjes "Vetëvendosje", që të ruajnë gjakftohtësinë nëse nëshkruhet protokolli midis misionit EULEX dhe Beogradit.
Sipas tij, protestat do të ndikonin në prishjen e imazhit të Kosovës. "Qeveria e Kosovës do të angazhohet për bashkëpunim rajonal, por vetëm nëse trajtohet si shtet i pavarur dhe sovran", tha Kuçi pas një takimi me anëtarët e Komisionit për Integrime Evropiane të Kuvendit të Kosovës.
Ndërsa anëtarët e komisionit kritikuan qeverinë për mostransparencë sa i përket çështjes së protokollit për bashkëpunim policor ndërmjet EULEX-it dhe Serbisë. Gjithsesi, komisioni ka mbështetur qeverinë në kundërshtimin për nënshkrimin e protokollit nga ana e EULEX-it.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›