Afganistan/ Rivali i Karzait: Zgjedhjet, një shaka e hidhur
Kandidati afgan për president i opozitës, Abdullah Abdullah i ka quajtur rezultatet e zgjedhjeve në Afganistan si një "shaka e hidhur".
Rivali i presidentit aktual Hamid Karzai, Abdullah fajësoi Komisioni Zgjedhor për bashkëpunim me pallatin presidencial dhe kthimin e Karzait në pushtet. Komentet e tij erdhi menjëherë pas shpalljes së rezultatetev të të pjesshme për muajin e kaluar, ku Karzai kishte mbledhur 54,1 % të votave.
Nga rezultatet e numëruara në vetëm 91.6% të fletëve të votimit, Abdullah rezultonte të kishte vetëm 23.8 % të votave popullore. "Unë personalisht nuk u befasova nga rezultatet e parakohshme që u shpallën nga Komisioni Zgjedhor Afgan, pasi e di shumë mirë se anëtarët e këtij komisioni kanë qenë në një presion të madh nga njerzit e Hamid Karzait. Ky rezultat nuk ishte një surprizë për mua, por ajo ishte shumë zhgënjyese për popullin afgan dhe unë mendoj se kjo farsë zgjedhore tingëllon si një shaka tragjike, "- pohoi Abdullah për Reuters.
Abdullah është një personalitetet politike që arrite të hiqte nga pushteti klasën e Talebanëve në vitin 2001 si edhe në zgjedhjet e këtij viti ka qenë kandidati kryesor përballë presidentit të rizgjedhur Hamid Karzai.
Ditë më parë një shoqatë jo-qeveritare e cila kishte bërë një kontroll të veçantë, u shpreh se kishte gjetur prova për mashtrime në zgjedhje.
Kjo shoqatë urdhëroi Komisionin Zgjedhor të votave për rinumërim në qendrat e votimit ku një kandidat i vetëm kishte marrë më shumë se 95 për qind të votave. Por në fakt nuk është marrë akoma parasysh nga Komisioni Zgjedhor Afgan.