Ohër, sot pritet nxjerrja e anijes së mbytur "Ilinden"
Sot pritet të nxirret nga fundi i liqenit të Ohrit anija "Ilinden" me të cilën pak ditë më parë u mbytën 15 turistë bullgarë në Ohër të Maqedonisë.
Lajmi bëhet i ditur nga mediat vendase, sipas të cilave anija është identifikuar tashmë në ç'pjesë të liqenit ndodhet anija dhe vetëm pritet nxjerrja e saj me mjetet përkatëse.
Të dhënat e deritanishme të ekipit hetimor tregojnë se ngjarja tragjike mund të jetë shkaktuar nga mungesa e veshjeve shpëtuese por në skenë ka dalë edhe pista e këputjes së kabllos së timonit që lidhet me elikën si shkaku më i mundshëm i aksidentit.