SHBA/ Reformat në shëndetësi, Obama fjalim në Kongres
Presidenti amerikan Barack Obama ka deklaruar se ai ka si qëllim të arrijë objektivat e tij gjatë këtij viti, dhe në veçanti përsa u përket reformave në sistemin shëndetësor. Në një intervistë të dhënë për "ABC News", ai tha se ai është i hapur për ide të reja dhe se nuk do të jetë "i ngurtë, i ashpër apo ideologjik". Obama shtoi se fjalimi i tij do të ofrojë qartësi dhe detaje lidhur me atë se çfarë mendon ai, se cila mund të jetë rruga më e mirë për të ecur përpara. Kështu, presidenti i Shteteve të Bashkuara Barak Obama do të mbajë gjatë orëve të pasdites së të mërkurës, një fjalim drejtuar dy dhomave të kongresit me shpresën që t'i bindë ligjvënësit të pranojnë idetë e tij për reformën në kujdesin shëndetësor. Agjensitë e lajmeve shkruajnë se detyra me e vështirë e presidentit Obama do të jetë për të bindur skeptikët, përfshi republikanët dhe disa demokratë të moderuar se propozimi i tij për një sigurim shëndetësor të kontrolluar nga qeveria është i mundur. Presidenti Obama argumenton se programi i tij do nxisë konkurencën mes kompanive private të sigurimeve, ndërsa disa kritikë thonë se ky plan do t'i vendosë sigurimet shëndetësore nën kontrollin e qeverisë.