Bashkia e Tiranës më pushoi nga puna për të fshehur korrupsionin
Tiranë- Një ish-punonjës i Bashkisë së Tiranës deklaron se është pushuar nga puna vetëm sepse ngriti zërin për korrupsionin që kryhej nga administrata e këtij institucioni.
64-vjeçari, ish-mekanik makinash në Bashki, denoncoi në IDEA se i kërkohej të firmoste fatura për të cilat shërbimi ndaj automjeteve s’ishte ai që shkruhej në faturë, kjo me qellim që përfitmet t’i merrte administrata.
Në momentin që ai nuk pranoi firmosjen e faturave abuzive ai u shkarkua me pretendimin se makinat tashmë do të rregulloheshin në servis. Sot, sipas zotërisë- administrata Basha edhe pse ka konstatuar shkeljet e bëra për pushimin e padrejtë të tij ende nuk i ka dhënë asnjë informacion, madje ai shton se ‘është e pamundur të futesh në Bashki’.
IDEA publikon të plotë denoncimin:
Jam nje qytetar i Tiranes, jam pushuar nga puna padrejtesisht nga administrata e Edi Rames ne vitin Janar 2010. Quhem Gezim Haska, jam 64 vjec dhe detyrohem te dal ne asistence kur ne fakt kete duhet shteti tia jape ndonje hallexhiu se une jam shendosh e mire per pune, por jam hequr sepse nuk pranoj dot te firmos letra korrupsioni dhe abuzimi. Une kam punuar si mekanik makinash prej 35 vitesh ne Bashkine e Tiranes, dhe ne total kam 49 vite pune. Por me hoqen sepse thane se makinat do ti conin ne servis dhe jo me ti rregulloja une. Dhe kjo vetem sespe i thashe hapur qe keto qe po beni jane shkelje te medha dhe une nuk firmos gje.
Pasi beheshin faturat nga 70 mije leke qe bente nje vegel shkruhej ne fature 500 mije leke, dhe une duhet te firmosja. Por sit e firmosja per dicka qe ishte teepr abusive. Une merrja vetem 250 mije leke rroge ato nga 600 mije leke dhe donin serish te vidhnin ne kurrizin e firmes sime dhe te shoferave te makinave. Jane rreth 50 makina qe ka bashkia qe rregulloja prej vitesh, autidi i brendshem i gjeti shkeljet pasi i kam me fatura, kane pyetur ne dyqane dhe kane dalur hapur qe eshte abuzuar me cmimin qe blihej malli dhe ate qe vihej ne fature.
Vendi im i punes eshte hapur nga Komisioni i Planit te Shtetit dhe tashme me heqin se gjasme do ti cojne ne servis qe te abuzojne me hapur. Kam 200 fatura te bera vete sa me mjaftojne te dal ne pension. Kam faturen e shkeljes ku thuhet se makina ehste rregulluar per 1.610.000 leke kur ate e kam bere une, pasi ajo seshte future asnje 5 minutsh ne servis. Madje nje makine per 2 ore pune ne servis na kane detyruar te firmosim se kushton 610 mije leke kur ne fakt nuk i ishin bere sherbimet qe thuheshin ne fature. Shoferi spranoi te firmoste pasi ne fature thuhej motorri i bere, kur ne fakt sishte prekur fare. Keto jane shkeljet qe behen, dhe epr keto u pushova se i thashe cfare po beni keshtu.
Jam takuar me Lulzim Bashen dhe pasi ka pare dokumentet ka dhene shkresen e firmosur ku thuhet te zgjidhet problem im dhe te informohem. Por shefja e kuadrit nuk ma hap deren e zyres, ne Bashki nuk futesh dot, roja thote aman ik se me pushojne nga puna. Kur e kap ne kafe me thote sbehen keto biseda ne kafe. Po tallen me popullin. Kaluam nga shiu ne bresher.Eshte shume turp, edhe letren e kontrollit te brendshem mezi e mora tani ne shtator pasi e grisnin qe te fshihin vjedhjet.Thuhet lufte ndaj korrupsioni por hiko cbehet edhe me nje vegel makine duan te vjedhin dhe ne ta flakin ne rruge.
Faleminderit
/IDEA/
Shkrime të tjera me interes:
- Denoncim: Pas zgjedhjeve, na pushuan të gjithëve nga puna Duke lexuar për gazetën tuaj, doja të shprehja edhe unë...
- “40-vjeçarja e zhdukur mund të jetë fshehur nga frika” Kukës- Hetimi për zbardhjen e misterit të zhdukjes së 40-vjeçares...
- Banorë të rrugës Komuna e Parisit, ruhuni nga mashtruesit…! Tiranë- Një pensionist në këtë zonë të Tiranës denoncon përmes...