E Diel, 1 Nëntor 2026

Nënshkruhet marrëveshja e kredisë me Bankën Islamike për Zhvillim, IDB për financimin e projektit “Furnizimi me ujë dhe sanitetit në Orikum”

Sot në ministrinë e Financave, ministri Ridvan Bode nënshkroi në emër të qeverisë shqiptare marrëveshjen e kredisë me Bankën Islamike për Zhvillim (IDB), për financimin e projektit “Furnizimi me ujë dhe Sanitetit në Orikum”.
Ministri Bode falënderoi Bankën Islamike për Zhvillim për bashkëpunimin dhe inkurajoi për projekte të tjera që lehtësojnë infrastrukturën turistike në vend.
Marrëveshja është përshëndetur edhe nga zyrtarët e IDB të cilët kanë shprehur gatishmërinë për të vazhduar bashkëpunimin me qeverinë në projekte të tjera.
Kostoja totale e projektit është 16.467 Milion USD që do të bashkë-financohet nga:
 IDB 13.351 Milion USD, dhe
 Qeveria shqiptare 3.116 Milion USD.
Huaja e IDB është me termat:
 Shuma 13.35 milion USD,
 Interesi 2,5 %
 Maturimi 25 vjet,
 Periudha pa pagesëprincipali 7 vjet.
Projekti është parashikuar të realizohet brenda 4 vjetësh dhe synon te zgjidhë sipas normave kombëtare furnizimin e pandërprerë me ujë të pijshëm të banorëve të Orikumit dhe të përmirësoje kushtet e mjedisit nëpërmjet ndërtimit të një rrjeti furnizimi me ujë dhe shërbimesh sanitare në zonën e projektit.
Pjesë të projektit janë :
- Furnizimi me ujë dhe kanalizime i Dukatit te Vjetër dhe zonës turistike te Llogara
- Furnizimi me ujë dhe kanalizime i Dukatit te Ri
- Furnizimi me ujë dhe Kanalizime i Tragjasit
- Furnizimi me ujë dhe Kanalizime i Orikumit
- Furnizimi me ujë dhe kanalizime i Radhimes
- Furnizimi me ujë dhe kanalizime i vijës bregdetare turistike Radhime–Orikum
- Ndërtimi i impiantit te trajtimit te ujerave kapacitet fillestar 8000m3/dite ne Orikum
Në ceremoninë e nënshkrimit të marrëveshjes morën pjesë zv. Ministri i Transporteve dhe prefekti i Vlorës.
...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›