Nënshkruhet ndalimi i bombave përhapëse pa Rusinë e SHBA-në
Një seri shtetesh nisën dje nënshkrimin e një marrëveshjeje për ndalimin e përdorimit të bombave të tipit bombletë (cluster boms, të cilat shpërbëhen në mina të vogla që infektojnë ambientin përreth shpërthimit me mina më të vogla). Nisma u ndërmor me mendimin se marrëveshja do vinte në pozitë të vështirë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Rusinë e Kinën, si edhe refuzues të tjerë, duke i detyruar braktisjen e kësaj arme të tmerrshme përgjegjëse për gjymtimin dhe vrasjen e një numri shumë të madh civilësh.
Norvegjia, e cila e nisi lëvizjen për ndalimin e këtyre lloj bombash para 18 muajsh, ishte e para që e firmosi marrëveshjen, e ndjekur nga Laosi e Libani, që dyja të prekura rëndë nga minat e bombat e këtij lloji. Organizatorët thanë se gjatë së mërkurës, kur nisi nënshkrimi, priteshin të firmosnin 88 shtete, ndërkohë që rreth 100 të tjerë nga 192 shtetet që përbëjnë organizatën e Kombeve të Bashkuara, do firmosin gjatë ditës së sotme.
Këto lloj bombash me përmasa të vogla paketohen (deri në disa qindra) brenda predhash artilerie, bombash aviacioni apo raketash dhe me të shpërthyer përhapen duke infektuar zona të konsiderueshme. Disa prej tyre nuk shpërthejnë në çastin e rënies së predhës dhe mund të mbeten për vite në gjendje të paplasur deri në çastin kur preken a lëvizen, më së shumti nga fëmijë, të cilët tërhiqen nga përmasat e vogla dhe nga ngjyrat e tyre të ndezura.
Sipas Uashingtonit, Moskës e të tjerë shtete që e refuzojnë traktatin, bombat e llojit bombletë janë legjitime dhe përdoren për ndaljen e avancimit të kolonave armike. Por sipas grupeve për mbrojtjen e të drejtave të njeriut, 98 për qind e viktimave të shkaktuara prej tyre janë civile dhe 27 për qind janë fëmijë. Administrata e Bushit është shprehur se ndalimi i përdorimit të tyre do të cenonte sigurinë botërore dhe do të dëmtonte bashkëpunimin humanitar të SHBA-së me ato vende që e pranojnë ndalimin e tyre.
Aktivistët thanë para nisjes së aktit të nënshkrimit se shpresonin që traktati të vinte në pozitë të vështirë shtetet që nuk janë të gatshme të heqin dorë nga këto armë. "Kur ke me vete gjysmën e botës është e vështirë të injorosh ndalimin e një lloji të caktuar arme, tha Daniel Barti, aktivist për të drejtat e njeriut nga Australia. "Ajo që dha më shumë fryte në rastin e traktatit për heqjen dorë nga përdorimi i minave tokësore antinjeri ishte pikërisht ndjenja e turpit. Askush nuk i përdor më këto mina", tha, duke iu referuar një akti të ngjashëm të nënshkruar lidhur me minat antinjeri në vitin 1997.
Norvegjia kërkoi për herë të parë mbledhjen e një konference për ndalimin e këtyre lloj bombave në vitin 2007. Në maj, më shumë se 100 vende ranë dakord për ta ndaluar përdorimin e bombletave brenda tetë vjetësh. Traktati duhet të ratifikohet nga 30 vende përpara se të hyjë në fuqi.