Hipnoterapia, teknika më e mirë për të larguar veset, dhembjet dhe për t‘u qetësuar
Është gjetur që nga koha e Egjiptit të lashtë dhe romake se përdorimi i sugjestioneve është bërë nga figurat autoritare, ndërsa ai që i dëgjonte ishte në një gjendje qetësie dhe relaksi. Në tempujt e Aesculapius (Zot i mjekësisë), priftërinjtë duhet të ecnin ndërmjet pacientëve, ndërsa ata ishin duke fjetur, dhe t‘i sugjestiononin për t‘u ndjerë mirë dhe të shëndetshëm, të cilat në atë kohë interpretoheshin si fjalët e Zotit që u fliste në ëndërr. Në shumë kultura në mbarë botën, shamanët (shëruesit shpirtërorë), njerëzit e ditur dhe shëruesit, përdorin fuqinë e fjalës dhe rituale nëpërmjet figurës autoritare dhe përvojën e ndjekur nga fjala "shërim". Kjo fjalë nuk përdoret në fjalorin e hipnoterapisë klinike. Hipnoza është një lloj procesi terapeutik i përbashkët, gjatë të cilit pacienti duhet të marrë rolin e tij dhe të jetë i motivuar për të bërë ndryshime. Asnjë terapist nuk mund të shërojë dikë nëse ai nuk dëshiron.
Fillesat
Hipnoza moderne i ka fillesat e saj në punën e doktorit gjerman, Franz Mesimer, duke marrë dhe emrin mesimerizëm në shekullin XVIII. Breuer ishte i pari që përdori formalisht hipnozën, e cila tërhoqi Frojdin, dhe të dy filluan ta përdorin jo vetëm në sugjestionime direkte, por dhe për lehtësimin e simptomave, zbulimin e origjinës ose shkakut të tyre (hypno-analysis). Por, ishte Milton Erikson (1901-1980), doktor amerikan, ai që ka bërë një numër të pafund studimesh të cilat përcaktuan natyrën e transit, logjikën e tij, përdorimin e gjuhës së veçantë, përdorimin e metaforave, rolin e pacientit gjatë gjendjes hipnotike. Termi hipnozë vjen nga fjala greke gjumë, por duhet të dimë se kur përjeton gjendjen hipnotike je i vetëdijshëm dhe nën kontroll të plotë. Zakonisht është një gjendje e këndshme, e natyrshme relaksimi të thellë, ku mendja shkëputet nga shqetësimet dhe streset e përditshme. Gjatë hipnozës, e pavetëdijshmja bëhet shumë e ndjeshme ndaj sugjestionimeve. Ndryshimet pozitive bëhen të mundura nga funksionimi i kësaj fuqie të natyrshme të mendjes. Hipnoza është një gjendje fizike dhe mendore e një përqendrimi dhe fokusimi të lartë. Një nga pyetjet më të shpeshta është nëse mund të ngelen të hipnotizuar. Kjo është një pyetje nëpërmjet së cilës pacientët duan të dinë se sa në kontroll janë. Përgjigjja nuk është e thjeshtë asnjëherë. Ata mund të dalin nga transi kur të dëshirojnë. Kjo gjë ndodh kur përdorin vetë-hipnozën. Në këtë rast pacienti-terapist do të jenë ata vetë.Pacientët do të kujtojnë çdo gjë që është e rëndësishme për t‘u mbajtur mend dhe mund t‘i japin leje vetes të harrojnë ato që i shqetësojnë. Nëse dëshirojnë të mos kujtojnë asgjë, ka teknika me të cilat arrihet, sepse kjo është thjesht çështje zgjedhjeje.
Objektivi
Objektivi i hipnozës është që të zgjojë pjesën e paaktivizuar të trurit, domethënë "vendin" në të cilin mblidhen eksperiencat dhe informacionet e mbledhura gjatë jetës (të cilat në të shumtën e rasteve harrojmë që ekzistojnë). Hipnoza mund të "nxisë" mekanizmat e vetëshërimit që e zotëron secili prej nesh, si dhe përveç kësaj t‘u japë akses burimeve që njerëzit nuk i dinin që ekzistonin më parë. "Është shumë e rëndësishme që njerëzit të dinë se pavetëdija e tyre është shumë më inteligjente se ata vetë", thoshte Erickson.
Aplikimet e saj
Ajo ka një shtrirje të gjerë në fusha të ndryshme si:
Hipnoza e skenës, ku principet dhe teknikat e hipnozës përdoren për të argëtuar spektatorët gjatë shfaqjeve, klubeve të natës, festave të ndryshme. Njerëzit gjatë shfaqjes duken qesharakë.
Hipnoza mjekësore dhe dentare, ku duket qartë marrëdhënia e fuqishme mendje-trup. Pacientëve mund t‘u reduktohet frika apo ankthi gjatë trajtimit, të kontrollohet dhembja, gjakderdhja dhe plaga të shërohet më shpejtë.
Hipnoza kriminale, gjatë investigimeve kriminale, kur nuk mund të sigurohet informacioni i duhur pasi dëshmitarët nuk mbajnë mend gjithë elementet e ngjarjes në mënyrë të ndërgjegjshme. Për shkak të natyrës së mendjes njerëzore (e vetëdijshme, e pavetëdijshme), kujtesa dhe detajet mund t‘i shpëtojnë të vetëdijshmes, por jo të pavetëdijshmes njerëzore.
Hipnoza në edukim, ku ka qenë e suksesshme në procesin e të mësuarit, duke rritur përqendrimin dhe ulur ankthin para provimit apo në trajtimin e frikave nga provimi.
Hipnoza në sport, që ndihmon në kontrollin fizik dhe përqendrimin mendor të sportistit, duke rritur performancën e tij. Përdorimi i hipnozës i ndihmon sportistët të rrisin besimin në vetvete.
Hipnoterapia, që ofron trajtimin e problemeve emocionale dhe të sjelljes, duke ndihmuar pacientin të shkëputet nga vetja me qëllim që të punohet me të pavetëdijshmen e tij. Hipnoterapia është një proces që përfshin hipnozën, duke sugjestionuar pacientët për qëllime terapeutike. Sugjestionet janë të qarta, të zgjedhura e të pranuara nga pacientët.
Shkëputja
Në hipnoterapi, përmes kësaj teknike, pacienti shkëputet nga vetja dhe bëhet më objektiv për mënyrën se si e sheh problemin. Nga ky pozicion, pacienti është në gjendje të ndryshojë perceptimin e problemit dhe kur ky perceptim është ndryshuar, ka një mundësi të madhe që të gjejë një zgjidhje për të, "mendja që është e aftë të krijojë problemin, është në gjendje që të gjejë dhe zgjidhjen e tij". Ne të gjithë bëjmë shkëputje nga vetja shumë shpesh, kur kthehemi në kujtimet, momentet tona më të bukura dhe menjëherë ndihemi mirë.
Një nga teknikat e futjes në hipnozë apo disocimit është dhe vajtja në vendin e preferuar të relaksimit. Kështu pacientit i kërkohet të imagjinojë sikur largohet nga vetja, në një udhëtim të bukur drejt vendit të tij të relaksimit, diku ku ai e ndjen veten të qetë dhe të sigurt, që mund të jetë një vend i imagjinuar ose real. Pacienti ndihet shumë mirë, i relaksuar, i qetë pasi askush dhe asnjë gjë nuk mund ta shqetësojë. Ai mund të bëjë gjithçka që dëshiron, të sillet si të dojë, të jetë totalisht i lirë. Vendi i preferuar i relaksimit është një nga teknikat që pëlqehet nga të gjithë pacientët. Kjo është në të mirën e tyre, duke ndihmuar në qetësimin fizik, mendor dhe shpirtëror. Pasi pacienti të jetë i qetë dhe i relaksuar në këtë vend, terapisti fillon procesin e terapisë
Çfarë është dhe nuk është hipnoza?
Ajo është: një gjendje natyrale që lejon akses në të pavetëdijshmen tuaj;
një gjendje e thellë relaksimi dhe përqendrimi, të fokusuar në të njëjtën kohë; një gjendje e mendjes ku aktiviteti i valëve të trurit ngadalësohet në frekuencën alfa; një trajtim holistic i sigurt, i butë dhe efektiv për të ndryshuar besimet dhe/ose sjelljet e padëshiruara.
Ajo nuk është: gjumë; humbje ndjenjash; i kontrolluar nga hipnoterapisti
Vendi i preferuar i relaksimit
Sigurisht që për ne shqiptarët është plazhi, vendi me det dhe diell. Në fillim shtrihu, rehatohu dhe mbylli sytë. Merr të paktën rreth katër frymëmarrje të thella, të ngadalta për të relaksuar dhe qetësuar veten. Tani imagjinoje veten në një vend special, të qetë. Një vend shumë të bukur. ku ti ndihesh i qetë dhe i sigurt. Ti je krejtësisht vetëm dhe ndihesh totalisht i relaksuar, i sigurt dhe në paqe në këtë vend të qetë dhe të veçantë. Mund të jetë një vend në natyrë, si p.sh. në plazh … një liqen … një pyll … një fushë … një mal. Ose mund të jetë diku tjetër, si p.sh. një kopsht … një kishë … një dhomë e preferuar … diku që mund të keni qenë në të shkuarën. Përfytyroni veten në këtë vend të qetë, të veçantë sa më të gjallë të mundeni, duke përdorur të gjitha shqisat tuaja. Vështroni përreth. Vini re se çfarë shikoni. Ngjyrat … format … si është drita. Ndoshta blunë e qiellit, ose refleksin e dritës ne ujë. Vëreni çfarë shikoni në vendin tuaj të preferuar të relaksimit. Ndjeni aromën e ajrit. Ndoshta erën e ujit të kripur … apo erën e ajrit të pastër, të freskët të tokës … ose erën e halave të pishave në pyll. Ndjeni aromat. Ndjeni se sa i ngrohtë ose i freskët është ajri që përplaset me lëkurën tuaj. Dhe përfytyroni se ku jeni. A jeni shtrirë? … ulur? … mbështetur diku? … në këmbë? Përdorni të gjitha sensacionet tuaja për ta bërë këtë vend sa më real të mundur. Memorizoni aromën, tingujt dhe shenjat. Vazhdoni të qëndroni dhe kënaqeni në vendin tuaj të relaksimit për një ose dy minuta. Lejoni veten të relaksoheni edhe më shumë. Kujtojini vetes se ju mund të vini këtu dhe të relaksoheni sa herë të dëshironi. Kur të jeni gati, hapini sytë ngadalë dhe vazhdoni të shijoni relaksimin edhe për pak momente. Krijoni skenën tuaj në mendje me detaje me të gjitha sensacionet - pamjen, dëgjimin, nuhatjen, shijen dhe prekjen. Tani thjesht relaksohu dhe ndjej sikur je atje. Mos u përpiq ta imagjinosh përsëri; thjesht ndjej dhe përjeto që je në atë vend të veçantë. Çfarëdo që të jetë aty është jeta jote në atë moment.