Një anije me vela, 5 mijë kilometra mes akujve
Pasi kaloi përmes Oqeanit Arktik në një aventurë të pazakontë, e zgjatur 507 ditë, në gjysmën e nëntorit, anija franceze "Tara", e ideuar për ekspedita shkencore në detet polare, mbërriti në Paris, duke u ngjitur përgjatë rrjedhës së Senës. Deri më 11 janar do të jetë e ankoruar vetëm pak qindra metra larg Kullës Eifel, nën urën e Aleksandrit III në Portin e Shamp Elizesë.
Për të pasionuarit pas lundrimit me vela dhe të eksplorimeve polare do të jetë një rast i mrekullueshëm, i cili nuk mund të lihet pas dore: duke zbritur nga stacioni i metrosë Shamp-Elize-Klemanso dhe duke marrë për nga ura e Aleksandrit II, bien në sy dy direkët e anijes, 27 metra të lartë, që i shtohen panoramës së Parisit. Është si një ftesë për të udhëtuar.
E zënë në kurth nga akujt
Dy hapa larg mjetit lundrues, ekspozita "‘Tara‘, zemra e makinës së klimës", rrëfen të gjitha etapat e ekspeditës: e burgosur vullnetarisht mes akujve për dy vjet, "Tara" e la fatin e itinerarit tërësisht në dorë të rrymave që përshkojnë edhe ajsbergët në Oqeanin Arktik. Ajsbergët rrotullohen në mesin e akrepave të orës e më pas rrëshqasin drejt jugut, drejt brigjeve lindore të Groenlandës. E gjatë 37 metra dhe e gjerë 10 metra, me peshë 130000 tonë dhe me sipërfaqe velash 400 metra katrorë, "Tara" është një anije unike në të gjithë botën. Skafi i saj është i tëri prej alumini dhe është konceptuar për t‘u rezistuar trysnive të shtesave të akujve të Antarktidës e Arktikut. Arkitektët e saj (Bouvet e Petit) janë frymëzuar nga "Fram", anija mitike e eksploruesve Nansen e Amundsen, që sot ruhet në një muze të Oslos, e ideuar posaçërisht për këto lloj ekspeditash.
Precedentët
113 vite më parë, anija "Fram" (34.5 metra e gjatë dhe 11 metra e gjerë) e la veten në dorë të akujve për të kaluar Oqeanin Arktik, në përpjekje për të arritur Polin e Veriut. Kur u ndërtua vite më parë, "Tara" quhej "Antarktida" dhe qe në pronësi të mjekut eksplorator francez Zhan Luis Etjen. Me "Antarktidën", Zhan Luis kreu një seri të gjatë eksplorimesh në detet më të skajshme të globit. Më pas, mjeti u ble nga Sër Piter Bleik dhe që nga viti 2004 është në pronësinë e Etian Borxhua, një ndër ekspertët më të njohur të lundrimit në Francë e më gjerë.
5 mijë kilometra në duart e rrjedhës
Udhëtimi transpolar i "Tarës" nisi më 3 shtator të vitit 2006 dhe përfundoi më 21 janar 2008 (19 muaj, 5 më pak nga parashikimet), pasi lundroi për 5 mijë kilometra në të njëjtën rrjedhë me ajsbergët. Përgjatë udhëtimit eksplorues, u ndërrua një ekuipazh i përbërë nga 20 vetë. Ekspedita, e mbështetur dhe e financuar nga disa sponsorë, mes të cilëve edhe Programi për Ambientin i Organizatës së Kombeve të Bashkuara, ka kryer një seri studimesh në kuadrin e një programi ambicioz shkencor të quajtur "Demokleu", qëllimi i të cilit është studimi i zonave të Arktikut. Ky program ndërkombëtar, i mbështetur nga Bashkimi Evropian dhe i koordinuar nga oqeanografi francez Zhan Klod Gaskard, është një prej projekteve kryesorë të Vitit Polar, që tashmë është në zhvillim i sipër. Në të janë përfshirë dhjetë shtete evropiane, si dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës e Rusia. Qëllimi i programit "Demokleu" është observimi, matja dhe pasqyrimi i nivelit të ndryshimeve klimaterike në këtë zonë të skajshme të globit.
Ndryshimet klimaterike
Rajonet polare të globit janë matëse shumë të ndjeshme të ndryshimeve që po ndodhin së fundmi në planetin tonë, pasi shtresat e akujve e tregojnë më qartë efektin e rritjes së temperaturave. Sipërfaqja e bardhë e akullnajave reflekton më shumë se 80 për qind të energjisë diellore që bie mbi të, ndërkohë që hapësirat me ujë të errët thithin 90 për qind të energjisë diellore, duke e ruajtur. Sa më e vogël të jetë sipërfaqja dhe trashësia e shtresës së bardhë të akujve, aq më shumë ngrohet uji i oqeaneve. Në verën e vitit 2007, u regjistrua minimalja historike e shtrirjes së shtresës së akujve në Arktik. Në vitin 2008, për herë të parë, kalimi veri-lindje rezultoi i lirë nga akulli për një periudhë të shkurtër kohore.
"Ndryshimi që po ndodh që prej dy dhjetëvjeçarësh në pjesën e ngrirë të Oqeanit Arktik përfaqëson shembullin e parë të shkallës me të cilën po zhvillohet evolucioni i sistemit klimaterik të tokës", shkroi Zhan Klod Gaskard në numrin e parë të revistës "Pôles Nord & Sud".
Nga bordi i "Tarës", përgjatë udhëtimit pesë mijë kilometrash, u kryen matje sistematike të temperaturës së atmosferës deri në lartësinë 2 mijë metra, matje të trashësisë së shtresës së akullit e të temperaturave të oqeanit deri në 4 mijë metra thellësi, si dhe u monitorua gjatë gjithë kohës formimi i akullit mbi sipërfaqen e ujit.
Krahasimi me eksplorimin para një shekulli
Rezultatet e para shkencore bëjnë me dija se situata klimatike e globit është më e rëndë nga ç‘parashikohej: brenda vitit 2020, Oqeani Arktik mund të jetë tërësisht i lirë nga akulli gjatë stinës së verës. Për shkak të shtimit të shpejtësisë së udhëtimit të ajsbergëve mbi sipërfaqen e Oqeanit Arktik dhe për shkak të pranisë më të vogël të akullit, udhëtimi transpolar i "Tarës" u krye vetëm në 19 muaj dhe jo në 24 siç ishte parashikuar nga shkencëtarët. Domethënës është edhe fakti që anijes "Fram" iu deshën tre vjet për të mbuluar të njëjtën distancë.