Nëntë konkluzionet nga Dialogu aderues

Pas përfundimit të takimit me komesionerin Fyle dhe zyrtarët tjerë të Komisionit Evropian, Qeveria ka publikuar edhe konkluzionet e Dialogut aderues të nivelit të lartë.
- Kryeministri Gruevski dhe komesioneri Fyle e kanë drejtuar Dialogun e katërt aderues të nivelit të lartë, të mbajtur më 9 prill. Në takimin plenar morën pjesë ministrat e Qeverisë, por për herë të parë edhe kryesuesi dhe zëvendësi i tij në Këshillin Nacional të Eurointegrimeve. Dialogu aderues edhe më tej paraqet mbështetje e fuqishme për procesin aderues të vendit me ç’rast fokusi vihet në prioritetet kyçe të reformave. raporton zhurnal
Ky takim i Dialogut aderues zhvillohet në një moment të rëndësishëm, vetëm një javë para miratimit të Raportit të Komisionit, të cilin e kërkoi Këshilli në dhjetor të vitit 2012. Në të do të merren në shqyrtim përparimi në sferën e reformave, marrëdhëniet ndërfqinjësore dhe masat e ndërmarra për zgjidhjen e kontestit rreth emrit.
Në takimin e katërt është shqyrtuar edhe përparimi i arritur në sferën e reformave për lirinë e mediave, sundimit të së drejtës dhe të drejtave fondamentale, reformave në administratën publike, reformën zgjedhore dhe përforcimin e ekonomisë së tregut.
Marrë në përgjithësi, janë ndërmarrë masa që në vitin 2013 të ruhet dinamika e reformave dhe të vazhdohet me zbatimin e tyre efikas.
Pas zgjedhjeve lokale, Fyle dhe Gruevski kanë rënë dakord që të zbatohen sugjerimet e OSBE/ODIHR-it rreth mangësive të apostrofuara.
Kryeministri Gruevski e ka ritheksuar përcaktimin për vazhdimin e reformave në pesë sferat e Dialogut aderues dhe i ka theksuar pritjet për raport pozitiv, i cili do të hapë rrugën për fillimin e bisedimeve në qershor.
Komesioneri Fyle e ka përsëritur nevojën për qasje inkluzive dhe transparente në vazhdimin e zbatimit të reformave, përfshi edhe konsultimet dhe përfshirjen e Kuvendit dhe Këshillit Nacional të Eurointegrimeve, si dhe të palëve tjera të interesuara.
Komesioneri Fule dhe kryeministri Gruevski e kanë theksuar rëndësinë e zbatimit të marrëveshjes së 1 marsit për tejkalimin e krizës politike, e cila lindi pas ngjarjeve të 24 dhjetorit. Elemente kyçe nga marrëveshja, të cilat duhet urgjentisht të gjejnë zgjidhje, janë themelimi i Komitetit hetimor, arritja e marrëveshjes për Memorandum të bashkëpunimit për mirëkuptim mes të gjitha partive për vazhdimin e procesit integrues dhe krijimi i kushteve të duhura për kthimin e besimit për vazhdimin e dialogut me mediat.
Komesioneri Fyle dhe kryeministri Gruevski e kanë theksuar rëndësinë e ruajtjes së marrëdhënieve të mira ndërfqinjësore me të gjithë fqinjët. Gjithashtu është rënë dakord që bisedimet për emrin nën mbikëqyrjen e Kombeve të Bashkuara të vazhdojnë pa ndërprerë deri në gjetjen e zgjidhjes së përbashkët./Indeksonline/