“AMC Unlimited”, komunikim i lirë për të gjitha bizneset
AMC u ofron abonentëve të kategorisë biznes një epokë të re lirie në komunikim. Ata kanë mundësi të telefonojnë dhe dërgojnë mesazhe sa të dëshirojnë, duket paguar vetëm tarifën standarde mujore. AMC u ofron zgjidhje të shumta bizneseve të çdo lloji, në përputhje me nevojat e tyre. Cilido që dëshiron të bëhet pjesë e AMC ka tashmë në dispozicion plot tetë programe të reja në kategorinë Biznes, në të cilat mund të regjistrohet pranë dyqaneve AMC në gjithë vendin. Siç shihet në tabelë, të gjithë abonentët e këtyre programeve përfitojnë minuta dhe SMS falas brenda kompanisë së tyre, brenda grupit. Gjithashtu ata përfitojnë falas deri në 4500 minuta telefonata kombëtare dhe 5000 SMS kombëtare, sipas planit tarifor që zgjedhin. Përfitimeve u shtohen edhe lundrimi në internet ku mund të kenë deri në 10 GB internet falas në muaj dhe postë elektronike personale falas në celular. Nëse abonentët zgjedhin programet “AMC Business Unlimited” 30000 ose 50000, tarifat me vendet fqinjë dhe disa vende të tjera ulen deri në 30 lekë/minutë, thuajse e njëjtë me tarifën kombëtare të këtyre programeve. Pra përfitimet janë të shumta, siç janë dhe mundësitë që u ofrohen abonentëve të këtyre programeve. Mënyra e saktë e përdorimit është 3000 minuta dhe 3000 SMS. Çmimet janë pa TVSH. Abonentët e programeve të reja Biznes kanë mundësinë të komunikojnë lirë me të gjithë partnerët e tyre brenda grupi me anë të telefonatave, mesazheve dhe internetit. AMC ofron paketën më të plotë në treg të zgjidhjeve për biznesin dhe programe që u përshtaten nevojave të abonentëve Biznes.
AMC Business Unlimited
Pajtimi mujor 1100 lekë 1500 lekë 2500 lekë 4000 lekë 8000 lekë 15000 lekë 30000 lekë 50000 lekë
Minuta brenda grupit Pa limit*
SMS brenda grupit Pa limit*
Minuta kombëtare falas 0 20 60 250 600 1200 2500 4500
SMS kombëtare falas 30 100 300 500 1000 1500 3000 5000
Internet falas 1 GB 1 GB 1 GB 1 GB 10 GB 10 GB
6 Mars 2010