Pakistani kërkon ndihmën e FMN-së pas përmbytjeve

Islamabad, 24 gusht - Zyrtarët pakistanezë po zhvillojnë bisedime me Fondin Monetar Ndërkombëtar për pakon e ndihmës prej 11 miliardë dollarë, pas përmbytjeve që goditën këtë vend.
Megjithëse OKB-ja ka mbledhur 70 % të ndihmës emergjente në vlerë prej 460 milionë dollarë, shumë njerëz nuk kanë marrë akoma asnjë ndihmë, transmeton BBC.
Presidenti pakistanez Asif Ali Zardari tha se do të duhen tre vjet apo më shumë që Pakistani të rimëkëmbet nga vërshimet katastrofike që lanë miliona të pastrehë.
Zardari po ashtu tha se Pakistani duhet të jetë syçelë që t’i parandalojë militantët të mos e shfrytëzojnë krizën për të rekrutuar ithtarë të rinj apo për të shtuar sulmet.
Ndërkohë në Washington, Masud Ahmed, drejtor i Fondit Monetar Ndërkombëtar për Lindjen e Mesme dhe Azinë Qendrore, tha se liderët e Pakistanit do të përballen me zgjedhje të vështira kur të vendosin se ku t’i destinojnë resurset e pakta për rindërtimin pas përmbytjeve.