E Diel, 1 Nëntor 2026

Agjërimi në burgje, kushte për 200 të burgosur



Një numër i konsiderueshëm i të dënuarëve në vendin tonë po mbajnë agjërimin në muajin e shenjtë të Ramazanit. Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve bën të ditur se rreth dyqind të denuar po kryejnë ritin e besimit të tyre duke agjeruar, duke sfiduar kështu edhe temperaturat e larta, por dhe orët e gjata të agjërimit. Ndërkohë administrata e burgjeve u ka mundësuar të burgosurve të konsumojnë ushqimin gjatë orareve të caktuara në muajin e Ramazanit, janë shtruar iftare dhe është pasuruar menyja ushqimore ë të dënuarëve. Ndërkohë gjatë javës organizohen edhe takime me perfaqësues fetar për të folur në lidhje me fenë dhe librin e shenjtë, por dhe faljet e namazit të ditëve të premta.

E drejta e ushtrimit të besimit nëpër burgjet fetare nuk u privohet as të dënuarëve të tjerë , katolik apo ortodoks , të cilëve u mundësohet të praktikojnë besimin e tyre dhe ritet fetare.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›