E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nepalezi 76-vjeçar, më i moshuari që është ngjitur në Everest

 

Një nepalez 76 vjeç është bërë njeriu më i moshuar që është ngjitur në majë të malit më të lartë në botë, Everestit, duke thyer rekordin e vendosur nga një japonez vitin e shkuar. Këtë e ka komunikuar sot një funksinar i lartë qeveritar.

Min Bahadur Sherchan ka arritur majën sot sëbashku më alpinistë të tjerë nepalezë, sipas asaj që referohet nga Ramesh Khatri Chhetri, funksionarit të Ministrisë së Turizmit në Nepal.

‘Është në shëndet të mirë dhe po zbret malin”-ka thënë Chhetri.

Sherchan ka thyer rekordin e vendosur vitin e shkuar nga Katsusuke Yanagisawa, që ishte 71 vjec në momentin e ngjitjes.

Më shumë se 3000 mijë persona janë ngjitur në majë të malit. I pari i regjistruar zyrtarisht është Edmund Hillary nga Zelanda e re në vitin 1953, i cili vdiq këtë janar dhe nga Tenzing Norgay nga Nepali.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›