NATO rrit numrin e ushtareve te KFOR-it
NATO ka vendosur të rrisë numrin e pjesëtarëve të KFOR-it në Kosovë. Ditën e djeshme kanë mbërritur 200 ushtarë nga Britania e Madhe. Sipas agjencisë gjermane të lajmeve mësohet se NATO planifikon që numri aktual prej 16 000 ushtarëve në Kosovë të shtohet edhe me 600 trupa të tjerë. Në fakt këtë ka deklaruar zëdhënësi i NATO-s në Prishtinë. Por kjo pritet të ndodhë në ditët e ardhshme në Mitrovicë, në pjesën veriore të vendit.
Po sipas zëdhënësit ushtarët do të qëndrojnë për rreth një muaj dhe detyra e tyre është të ndihmojnë në ruajtjen e sigurisë në Kosovë, pas 15 qershorit, kur do të futet në fuqi Kushtetuta e Kosovës dhe institucionet kosovare të marrin përgjegjësitë në shtet.