E Shtunë, 31 Tetor 2026

Neritan Ceka: Të groposen dosjet, u ka ikur koha

Share

Ish-ministri i Brendshëm, njëherësh këshilltar i Kryeministrit Berisha, Neritan Ceka, shprehet në një intervistë për gazetën Shqiptarja. com se ligji i lustracionit dhe hapja e dosjeve të ish-spiunëve të Sigurimit të Shtetit po përdoret politikisht dhe sa herë ka nevojë politika për nevojat e saj të ditës.

Për këtë arsye ai mendon se është më mirë që dosjet, të cilat qëndruan të kyçura për 20 vjet, të groposen përfundimisht pasi tashmë u ka ikur koha.

Ceka tha se ka pasur kohë mjaft në këto 20 vite për të bërë verifikimin e politikës dhe të administratës, por deri më tani politika se ka gjetur gjuhën e përbashkët. Njëherësh ai ka folur dhe për zgjedhjen e Presidentit, duke thënë se ajo do bëhet sipas Kushtetutës nga mazhoranca, duke përjashtuar konsensusin.

Edhe Partia Lëvizja e Legalitetit ka dhënë qëndrimin e saj në lidhje me ligjin për hapjen e dosjeve të Sigurimit të Shtetit. Kreu i saj, Ekrem Spahia, është shprehur në favor të hapjes së plotë të dosjeve.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›