E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kukës, vret me armë gruan, arrestohet 48-vjeçari

Share

Krimi në familje ka goditur sërish një familje në qarkun e Kukësit. Një 48-vjeçar ka vrarë me armë zjarri bashkëshorten e tij ndërsa është arrestuar  nga policia vetë pas pas 6 orësh ndjekjeje.

Ngjarja e rëndë është shënuar në fshatin Kollovaz të Kukësit ku 48-vjeçari Irfan Biba ka qëlluar më armë bashkëshorten e tij  Arze Biba 38 vjeç e cila ka gjetur vdekjen e menjëhershme

Menjëherë pas ngjarjes 48-vjeçari është larguar në drejtim të paditur ndërkohë që policia arriti ta arrestojë atë 6 orë më pas por gjatë operacionit mbeti i plagosur edhe vetë Irfan Biba.

Ndërkohë ende nuk dihen motivet e vrasjes së nënës së tre fëmijëve ndërkohë që policia do të marrë në pyetje bashkëshortin e saj për të bërë të mundur zbardhjen e plotë të krimit./ora-news

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›