Blofi i Gjykatës së Apelit me provat e FBI-së për 21 janarin

Heather Seubert
Prokuroria e cilëson një ndërhyrje në hetim qëndrimin që ka mbajtur Gjykata e Apelit në lidhje me provat e siguruara nga FBI. Siç raporton e përditshmja Shqip, prokuroria thotë se e drejta ekskluzive për marrjen e provave i takon organit të prokurorisë. Po ashtu, diskutimi për marrjen e provave bëhet në vendimin përfundimtar dhe jo gjatë seancave për vlerësimin e masave të sigurisë.
Po ashtu, prokuroria e quan një blof qëndrimin e Gjykatës së Apelit se ekspertiza nga FBI është marrë në mënyrë të dyshimtë për shkak se kërkesa i është drejtuar Heather Seubert, por është firmosur nga Douglas Murphy. Prokuroria thotë se kërkesa i është drejtuar Seubert, që është drejtoreshë në zyrën e ekspertizës në FBI dhe ajo ka urdhëruar ekspertin Douglas Murphy për të kryer analizën.
Megjithatë siç ka ndodhur në shumë gjyqe të rëndësishme në vend, gjykatat nuk e kanë aspak problem të stisin histori të tilla për të nxjerrë të pafajshëm pushtetarët.