'Serbinë e ka përfshirë një valë e radikalizmit'

Kryetari i komunës së Bujanocit, Nagip Arifi tha se Serbinë e ka përfshirë një valë e radikalizmit, pas ardhjes në pushtet të partive të Tomislav Nikoliçit dhe Ivica Daçiçit.
Kreu i Bujanocit thotë se shqiptarët e Luginës së Preshevës nuk do të duhej të bëheshin pengesë për Kosovën, duke u përfshirë në bisedimet që po bëhen me Beogradin.
”Por, nëse diskutohet ndarja e Kosovës, do të aktivizohej referendumi i vitit 1992, sipas të cilit kërkohet bashkimi me Kosovën”, tha Arifi, siç transmeton RTK.