Nese Berisha ka ende ndonje mik
Shfaqje me shume e trishtuar sesa e shemtuar e kryeministrit Berisha ne seancen e sotme te Parlamentit te transmetuar live ne TV.
Duke komentuar per videon e bere publike kete jave e cila po te rezultoje autentike duhet normalisht te coje ne rrezimin e qeverise kryeministri ia lejoi vetes nje tirade te papare te pabesueshme ne forme percartjeje kunder kryetarit te PS-se Rama.
Pasi e akuzoi kete te fundit si autor te montimit te videos dhe te falsifikimit te saj Berisha iu kthye sulmeve ad hominem ndaj kundershtarit te tij duke ia permendur fotot lakuriqe ne plazh dhe te tjera bema te vjetra e te vjetruara.
Fjala lakuriq e shqiptuar qindra here ne menyre paroksitike i sherbeu kryeministrit shqiptar si fjale kyce per te sulmuar kreun e opozites edhe pse ligjerata e Berishes ishte ne pjesen e saj me te madhe inkoherente per shkak edhe te thirrjeve dhe provokimeve qe i vinin nga deputetet e opozites te cilet edhe ia nderprene fjalen shume here.
E kote te shtoj qe tia permendesh Rames histori dhe incidente te ndryshme personale qe prekin babane e tij te vdekur te birin divorcin te shoqen dhe te tjera tema te ngjashme tregon jo vetem deshperimin dhe pafuqine e kryeministrit perballe skandalit te tanishem por edhe mjerimin e debatit politik ne Tirane.
Nese videoja e perfolur eshte trukuar ose edituar nga autoret pronaret ose botuesit e saj kjo mund te kontrollohet nga nje ekspert i paanshem i emeruar nga gjykata dhe pastaj te merren masat perkatese por procesi i akuzave dhe i kunderakuzave duke perfshire edhe ekspertizen ligjore nuk ka lidhje me ceshtjet e jetes private te Rames tek te cilat u perqendrua kryeministri ne fjalen e vet te improvizuar.
E kote te shtoj se ne kete moment parlamenti shqiptar po perdoret si lecke per te fshire opingat me balte ekzekutivi. Nese Berishes i ka mbetur ndonje keshilltar mik ose konfident eshte momenti qe keta tia sugjerojne me force ketij njeriu alternativen e doreheqjes.