Sdo benim keq te dilnim ne shesh ne date 21
Hej miq nuk eshte mire te ndiqni parlamentin ne seance plenare. Ne asnje rrethane por sidomos ne rrethana si e sotmja. Nuk eshte e keshillueshme per higjienen tuaj mentale. Mund tju prishe mendsh.
Paul Krugman i kerkoj ndjese nje mije here qe e permend per te ilustruar dukuri te shemtuara te nje vendi te mjere por shyqyr qe ai sdi shqip e qe nuk ka ide se ne kete bote egziston nje eebsite me emrin respublica.al kish bere sot nje artikull ne Nee York Times te cilin e titullonte the ear on logic.
Bente nje loje fjalesh me titullin e fushates se Bush-it kunder Al Qaeda-s the ear on terror. Dhe ne kete shkrim Krugman-i qortonte republikanet se jane futur dhe po operojne me retoriken ne nje zone qe si perket logjikes. Po thone gjera pa kuptim po bejne premtime pa kuptim po bejne sulme pa kuptim etj etj.
Ne permasa te tjera dmth absolutisht katastrofale kjo gje ka vite e vite qe ndodh ne Shqiperi. Seanca e mbremshme parlamentare eshte prova e n-te e faktit qe politika shqiptare e dominuar dhe e terhequr zvarre nga Sali Berisha nga ligesia e tij nga harbutlleku i tij nga prapambetja e tij nga patologjite e tij nga interesat e tij te pista kembengul te rrije ne nje zone ku logjika nuk duket te egzistoje.
Pas Sali Berishes eshte cmendur e gjithe maxhoranca e pas maxhorances po e humbet fare toruan e gjithe opozita. Dhe ndoshta kane te drejte qe e kane humbur toruan. As une nuk do dija si te sillesha perballe Sali Berishes.
Vertet si do te sillesha Po ju e keni pyetur veten ndonjehere se si do te silleshit perballe nje sjelljeje e nje gjuhe te tille
Ate e akuzojne me prova per korrupsion ne qeverisje ndersa ai u thote akuzuesve se babai ka shkuar me nusen e djalit dhe e ka lene shtatzane fiu firifiu. Atij i thone te ike me ne fund nga politika ai ze e ben biografira loz me emra evokon te vdekurit flet per bllokun per konet e per qente qe lehin por skafshojne etj etj.
Atij i thone se kjo shfaqje qe po ben eshte e ndyre ndersa ai ia kthen se ka ikur nga Shqiperia me minifund i veshur si grua ia ka thene Fatos Nano por ai e la te ikte mund te mos e linte valle se ai smerret me grate po me burrat pse u dashka te merret etj etj.
E dini cfare Une nuk e di se cdreq Shqiperie do te jete ajo nen hyqmin e Edi Rames por di se cmut Shqiperie eshte kjo nen hyqmin e Sali Berishes. shte nje Shqiperi ku i eshte shpallur lufte logjikes humane. A nuk do te ishte mire te dilnim te gjithe ne daten 21 ne shesh Ndoshta nuk kemi cti bejme qoftelargut ate dite por mund ti tregojme botes se nuk mund te pajtohemi me kete lloj Shqiperie.
Po jetojme kohe te keqija. Pushteti eshte kapur ligsht e ne vend te reflektimit terheqjes apo te nje mea culpa-je ka zgjedhur te beje arrogantin e te hidhet ne sulm. Per ca dite nuk folen fare per permbajtjen e kasetes vecse perserisnin refrenin cimka cimka cimka.
Tani kane shkuar me tej. Kane rihapur deftere te vjeter per kundershtaret e tyre e sidomos per kryetarin e PS-se te cilin po e sulmojne e denigrojne per gjera qe kane te bejne me jeten e tij personale me familjen e tij me prinderit e tij me femijet e tij. Jane te gjitha idiotesira e brockulla kolosale te cilat ne rrethana te tjera do te na benin qe te na vinte keq per autoret qe i leshonin.
Por keta te fundit efektivisht nuk jane fare per te ardhur keq. Perkundrazi jane te rrezikshem me te rrezikshem se kurre. Jane bere si ajo bisha e plagosur dhe nuk eshte cudi qe perpara se te ndjejne fundin thuhet se ka pergjime te tjera qe perbejne nje komprometim me te rende per shefat e ketij pushteti ti japin nje te tundur te forte bishtit.
Duhet te ruhemi. Keta njerez duket sikur nuk kane rruge tjeter per tu mbrojtur vecse ta hedhin kete vend ne nje rremuje mes se ciles mund te fshehin prova te krimeve te bera apo mund te fshehin veten. Mendojne te gjejne shpetim tek nje 997 tjeter Pse jo Vecse kete here ka per te qene 997 e tyre e jo e shqiptareve.
Blogu respublica.al