"Nëse Berisha ka mesazh për Berluskonin, t'i flasë për emigrantët"
Nuk e kuptoj pse doli në konferencë për shtyp Kryeministri ynë kur fitoi Berluskoni. Zakonisht, në ngjarje të tilla dërgohet telegram apo telefonatë urimi. Ç'është kjo konferencë për shtyp? Apo mos duhet të mendojmë se ca plane italiane për Shqipërinë, si Centrali Nuklear në Durrës apo djegia e plehrave të Romës në Tiranë, do na bëhen realitet meqë ky Salë Gërdeci na e paska shok atë Silvion përtej detit?
Meqë doli në konferencë për shtyp Kryeministri, ka ça të thotë. P.sh., frika është që me hyrjen e anti-emigrantëve të Bossit në koalicion me Berluskonin, mund të frenohet dhënia e letrave emigrantëve shqiptarë sepse dihet çfarë përfaqëson Lega Nord. Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, duhet të vrapojë shpejt në Romë, për të marrë garanci nga Berluskoni/qeveria e re, se procedura e pajisjes së emigrantëve me letra (hyrje-dalje) do të vazhdojë. Këtë të bëjë qeveria, mos na bëjë sikur ka miq andej-këtej, se nuk po na duhen. Ua kemi parë hajrin!