"E duan Shqipërinë koloni dhe po punojnë për këtë qëllim"
Ajo që Greqia kërkon është që t'i bëhen lëshime lidhur me problemin përvëlues çam dhe për këtë, mos e merrni lehtë, po shtyn këtë krahinë, me marionetat e veta, si Bollano e ndonjë tjetër, që një ditë të dali hapur për autonomi, me anë të një referendumi. Jo se do ta fitojë, por jetën ta nxin. Greqia nuk e do Shqipërinë as në NATO dhe as në BE, ajo e do një koloni të vetën dhe po punon për këtë qëllim. Mos harroni se ka shtirë në dorë sektorë të rëndësishëm të ekonomisë dhe sot nuk jemi në kohën e Enverit, që me një vendim të njëanshëm, i vë fshesën.
Sot ka gjykata ndërkombëtare për këtë punë, që nuk të lejojnë të vesh dorë në ekonominë që u përket atyre. Dhe depot e karburantit në Durrës, që disa plehra politikanë, me Tosin e Nanos në krye dhe me Angjelin që nuk e dimë se kujt i përket, ua dhanë grekëve jo për pak, por për 25 vjet, nuk mund t'i heqësh dhe aq lehtë. T'i lëvizësh ato, do të thotë, të paguash gjoba që të thyejnë brinjët.
Ajo që duhet të bëjë politika në Himarë, nën presionin e popullit, është që votat t'i marrin shqiptarët, se kush, nuk ka rëndësi.