E Shtunë, 31 Tetor 2026

KOMISIONI I LIGJVE-MIRATON MANDATIN E KRYPROKURORIT

 

Komisioni i Ligjeve miratoi mandatin 5-vjecar të Kryeprokurorit të Shqipërisë vetëm pak orë me parë në mbledhjen e pasdites.

Komisioni i ligjeve ka miratuar disa ndryshime në kushtetutë në lidhje edhe me sistemin proporcional rajonal për zgjedhjet.Tashmë sistemi zgjedhor do të jetë ai rajonal proporcional. Gjithshtu janë miratuar edhe ndryshimet për komisionin Qendror Zgjedhor e cila hiqet nga Kushtetuta dhe i kalon Kodit Zgjedhor. Ndersa mësohet se debatet gjatë komisionit janë vërejtur gjatë diskutimit të nenit 87 të Kushtetutës e cila ka të bëjë me mënyrën e zgjedhjeve të presidentit. Gjatë mbledhjes Partia Demokratike ka kërkuar që Presidenti të zgjidhet me votim nga populli.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›