E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Nëse Maqedonia nuk hyn në NATO, dështon si shtet"

"Maqedonia pas dhjetë vitesh nuk do të ekzistojë, nëse në samitin e ardhshëm të NATO-s në Bukuresht nuk bëhet anëtare e Aleancës". Këtë parashikim të zymtë e ka dhënë në Shkup Edvard Jozef, ish- drejtor i Grupit Ndërkombëtar të Krizave, sot profesor i të Drejtës Ndërkombëtare në Universitetin "Jon Hopkins" në Uashington. Për shkak të "axhendës së fqinjëve të vet, Maqedonia gjendet në situatë të pakëndshme, nëse deri në Samitin e Aleancës nuk gjendet zgjidhje për problemin e emrit me Greqinë.

"Nëse Maqedonia tani nuk bëhet anëtare e NATO-s, nuk jam i sigurt se kur do të bëhet e tillë. Ky është moment kyç, sepse nëse Maqedonia nuk bëhet tani anëtare e NATO-s, u dërgon sinjal fqinjëve, se loja nuk ka përfunduar, se ka akoma shanse që të manipulohet nëpërmjet sulmeve mbi kishën, emrin, gjuhën, e kush e di çfarë tjetër, ndoshta dhe me ndryshimin e kufijve. Problemi maqedonas me fqinjët mund të shkaktojë rënien e shtetit, në se nuk ka unitet mes të gjithë liderëve politikë dhe gjitha bashkësive etnike, paralajmëroi Jozef. Njëkohësisht, Presidenti i Maqedonisë, Branko Cërvenkovski, tha se qeveria e Shkupit e ka pozicionin përfundimtar rreth emrit të saj në lidhje me Greqinë, por nuk deshi ta publikojë. Cërvenkovski refuzoi të komentojë ngjarjet brenda koalicionit në vend dhe theksoi se nuk do të mbledhë në një takim të ri liderët e partive për përcaktimin e emrit të Maqedonisë. Sipas tij, as zgjedhjet paraprake, as koalicioni më i gjerë qeveritar nuk do t‘i përfundojë punët që e presin Maqedoninë deri në Samitin e NATO-s në fillim të prillit në Bukuresht. Na duhet stabilitet politik, institucione me kredibilitet dhe me konsensus sa më të gjerë. Pavarësisht se cili do të jetë rezultati i bisedimeve të Samitit të NATO-s, ai do t‘i kontribuojë në një masë të madhe të ardhmes së shtetit e qytetarëve tanë, tha Cërvenkovski.

SSSASS

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›