E gjithë bota "Made in China"
Më e fundit në listë ësh
të një lagje në të dalë
të Pekinit. Me një
madhësi të konsiderueshme sa
një qytet i vogël, së shpejti është
menduar që të quhet Amsterdami
Kinez. Lagjja me
pothuajse 3000 banorë do të
kopjojë tërësisht stilin e ndërtesave
dhe planin urbanistik të
qytetit evropian. Madje, për ta
bërë sa më të ngjashme me
origjinalin është menduar që të
vendosen edhe disa mullinj me
erë. Ndërtesat e lyera me të
kuqe dhe të bardhë, tupilanët,
dritat, gjithçka si në Holandë.
"Kemi menduar që ta bëjmë
kështu, pasi Holanda është një
nga shtetet më të preferuara të
kësaj zone. Pastaj kështu na
duket edhe sikur jemi në
Evropë", tregon një nga banorët
e zonës. Shpenzimet që
priten të kapin shifra rekord,
një pjesë nga shteti, një pjesë
nga privatët, nuk do të llogariten
fare, vetëm që gjithçka të
dalë e përkryer. Askush nuk
mund të mendonte se mendja
"kineze" do të arrinte deri këtu,
sa të kopjonte një qytet të tërë.
Në të vërtetë, dallimi mes të
vërtetës apo falses, është enigma
që ka shoqëruar njerëzimin
ndër shekuj. Në fakt, ekziston
vetëm një botë, por ekziston
edhe një tjetër e ngjashme me
të. Sot në botë, e sidomos në
Kinë, nuk është fare e vështirë
të gjesh diçka të imituar dhe të
prodhuar në mënyrë thuajse të
padallueshme me origjinalin.
Le ta nisim që nga kohët më të
largëta. Duke harruar të zakonshmet
orët "Roleks", që prodhoheshin
kudo, tani tregtia zhvillohet
në mjekësi dhe
teknologji. Megjithatë, kjo është
një histori e vjetër. Sot, tregu
i falsifikimit është më i madh,
më pak dyshues, më shumë
proletar, duke filluar nga: kripa
e shkëlqyesit të këpucëve,
"Red Bull"-i, shkopinjtë e golfit
dhe rubinetët, tharëset e
flokëve, trapanot dhe bojërat
shumëngjyrëshe për të stampuar,
këpucët, parfumet, çantat
apo mallrat e kozmetikës. Të
vjen në mendje diçka tjetër?
Thuajse gjithë mallrat që mendon
e që arrin të gjesh sot në
botë janë varianti kinez i firmave
më të mëdha në botë. Në
fakt, filozofia që qeveris një industri
që përbën rreth 7 për
qind të prodhimit botëror, ose
rreth 512 miliardë dollarë është
e thjeshtë: nëse ekziston një
gjë, kjo do të thotë se është e
kopjueshme. Kështu, nëse do
të flisnim për pjesën më të
madhe të vendeve evropiane
do të thoshim se nga viti ‘93 deri
në vitin 2003 imitimi i mallrave
Ilaçe, pjesë këmbimi për avionët,
motorë, makina, veshje dhe parfume:
me pak fjalë gjithçka. Sot, në të gjithë
botën, e sidomos në Kinë, nuk është e
vështirë të gjesh diçka të imituar dhe
të prodhuar në mënyrë thuajse të
padallueshme me origjinalin
është rritur me mënyrë thuajse
të paimagjinueshme. Mbërritja
e "të rejave false" ose ultrafalse
duket se i kanë dhënë një
goditje të fortë biznesit botëror:
më shumë kopje se origjinalet,
madje edhe shpikjet më të reja
mund të gjenden brenda një
kohe të shkurtër në treg. Ilaçe,
pjesë këmbimi për avionët,
motorë, makina, me pak fjalë
gjithçka. Kështu, në vitin 2006
në Kinë ka pasur rreth 190 mijë
të vdekur, për shkak të ilaçeve
të skaduara (1 në 10 pilula, sipaS
Organizatës Botërore të
Shëndetësisë, është e skaduar),
ndërsa rastet e aksidenteve
të avionëve të regjistruar nga
Aviacioni Federal Amerikan,
për shkak të pjesëve të dyshuara
kanë qenë plot 166. Nuk
mund të flitet për orët që ndryshken
apo çantat që shqepen.
Një ilaç kundër diabetit, që nuk
është i tillë, ose një fletë turbine
defektoze, mund të shkaktojë
një tragjedi. Kështu, malli
udhëton, kalon kufij, niset dhe
vjen qetësisht e pa zhurmë.
Gjithçka niset nga fshatrat e
Guagdong, zonë kineze, për të
mbërritur më pas në portin e
Napolit ose e quajtur ndryshe
lagjja e re e botës, ku hyn 70 për
qind e mallrave të prodhuara
në Kinë, për t‘u shpërndarë më
pas në të gjithë botën. Rruga
është e gjatë. Nga një këmishë
te një softuer duhet jo më
shumë se 20-30 ditë për të arritur
në fabrikën e "famshme",
ku një punëtor merr një rrogë
prej 50 dollarësh për një çantë
"Guçi", që do të shitet më paS
në dyqanet e Londrës me
çmime marramendëse. Në meS
gjithë kësaj qëndron një
gjeografi markash dhe gishtash
të shpuara nga aget, policësh
dhe menaxherësh, por mbi të
gjitha, magazina të mbushura
plot. Pikërisht këtë rrugë të gjatë
të mallrave false përshkruan
edhe një gazetar amerikan, në
librin "Mbretëria e falsiteteve".
Një udhëtim mbi rrugëtimin e
mallit nga kapanonët kinezë,
hangarëve aeronautikë e deri
te dyqanet super luksi në
Perëndim. Aty tregohet me
hollësi se si Napoli dhe porti i tij
është vitrina që përmbledh
pjesën më të madhe të mallrave
kinezë, rreth 7 milionë
kontejnerë në vit për t‘u
shpërndarë më pas me shpejtësi
marramendëse në të gjitha
qytetet e botës. Megjithatë, më
shumë se një "tregim", libri është
një hetim mbi këtë fushë, që
tregon të fshehtat dhe hedh
dritë mbi një nga anët më të
errëta të globalizimit. Por
askush nuk e pranon diçka të
tillë. Madje, një pjesë e fabrikave
të mëdha, ku punëtorët
paguhen sa për bukën e gojës,
u deklarojnë luftë këtyre falsifikimeve.
Këto janë edhe
pjesët më të errëta të një industrie
gjithmonë e më shumë
kreative, pa lënë pas dore edhe
fushën e informatikës, ku një
kopje ilegale e "Microsoft Office"
në Kinë kushton 3 dollarë
dhe një softuer i kopjuar gjendet
në 9 nga 10 kompjuterë,
ndërsa një CD fals kushton
vetëm 10-12 cent. Megjithatë,
rreziqet e vërteta janë ilaçet,
pjesët e këmbimit të avionëve
dhe medikamentet e tjera jetësore.
Sëmundja është e vërtetë,
ndërsa kura jo. Pavarësisht se
ngjajnë si dy pika uji me njëratjetrën.SSSASS