Kete jave PE-ja vote historike per heqjen e vizave ndaj Shqiperise
Berisha hedh poshte zerat se ndonje shtet i BE-se do bllokoje levizjen e lire
Mbledhjen e grupit kuvendor te Partise Demokratike kryeministri Sali Berisha e nisi me nje nga zhvillimet me te rendesishme per vendin sikurse eshte votimi kete jave nga Parlamenti Evropian vendimit per liberalizim te vizave me Shqiperine. Kreu i ekzekutivit u ndal tek pozicionimi i Frances duke hedhur poshte zerat per nje qendrim kunder te ketij vendi vendimit per liberalizim te vizave ShqiperindashBE.
Kete jave Parlamenti Evropian ne nje vote historike voton per vizat per Shqiperine dhe Bosnjen. Une nga te gjitha kontaktet tona me autoritetet e Republikes Franceze kam kenaqesi tju informoj se titujt e mediave te vendit jane trillime se Franca eshte promotor i levizjes se lire dhe proceseve integruese ne Bashkimin Evropian se autoritetet franceze me shume te drejte kerkojne nga vendet perfituese qe akti i heqjes se vizave te cilin ata e mbeshtesin teresisht duhet te konsiderohet si nje proces dhe jo si nje vendim qe finalizon. Me kete rast une dua te garantoj autoritetet franceze dhe te gjithe partneret tane evropiane se qeveria shqiptare dhe autoritet shqiptare heqjen e vizave e marrin si nje akt madhore pergjegjesie ndaj ketyre kombeve dhe vendeve per te vazhduar me perkushtim te madh luften me zero tolerance kunder krimit dhe korrupsionit per te konsoliduar me tej gjithe infrastrukturen e trajtimit te te rikthyerve te mundshem per te ngritur ne nivel me te larte te gjithe qendrimet ndaj problemit te emigracionit per te firmosur cdo lloj marreveshje me vendet anetare e domosdoshme kjo per te shmangur cdo pasoje te ketij akti historik u shpreh kryeministri.
Berisha ngarkoi ministrin e Brendshem Lulzim Basha qe te ndermerret nje fushate e fuqishme sensibilizimi per qytetaret e cila te shtrihet edhe ne mediat lokale ne menyre qe cdo qytetar te informohet se cdo te thote heqje e vizave nisur nga kriteret perkatese.
Une do te kerkoja qe kjo fushate te ndermerrej edhe ne te gjitha mediat lokale. Nese ka filluar kjo eshte jashtezakonisht pozitive. Kjo duhet sepse pavaresisht se shikueshmeria e mediave kombetare eshte me e larte nuk duhet te mbetet asnje qytetar pa e pasur te qarte se cfare do te thote heqje e vizave qe asnje njeri te mos mund te beje te pa diturin tha Berisha.
Kreu i qeverise theksoi se ata qe thane se ne qytetet e Evropes do te dynden gjysme milioni shqiptare do te gjenden gjysme milioni genjeshtar sepse shqiptaret do ta presin kete vendim me qytetari dhe me pergjegjesi te larte. Sikunder autoritetet shqiptare dhe qeveria do te bejne cdo gje qe ky te jete nje proces qe te konsolidoje me tej keto arritje ne interesin me te mire te vendit dhe te bashkepunimit te tij me partneret ne Bashkimin Evropian vuri ne dukje Beisha.
Gjithashtu nje nga ceshtjet qe trajtoi kryeministri gjate mbledhjes se grupit i referohej rritjes se ndjeshme qe kane pesuar eksportet si dhe investimet e huaja. Vetem per periudhen dhjetor 2009-shtator 2010 flitet per te pakten 600 milione euro investime te huaja ne Shqiperi.
Takimin e perjavshem me deputete demokrate kryeministri Berisha e shfrytezoi per ti uruar Kancelares Merkel dhe popullit gjerman 20-vjetorin e renies se murit te Berlinit zhvillimin qe shenoi procesin zinxhir te renies te diktaturave komuniste ne Europen Juglindore.