Edi Rama kercenon te zgjedhurit vendore per permbushjen e axhendes se tij anti-vize
I vendosur ne permbushjen e axhentes se tij per te penguar me sa te mundet liberalizimin e vizave Edi Rama cnuk po ben. Aq shume po ben ne permbushjen e ketij premtimiqe i ka bere vetes sa edhe te Fiqiri Xibri nuk ka me besim per deri sa ka marre persiper te zevendesoje ate Fiqiriun pse jo dhe te beje punet qe normalisht duhet ti bente ai Fiqiriu.
Duke harruar se eshte nje kryetar partie nje lider opozite Edi Rama nga pozitat e kryebashkiakut te Tiranes mblodhi dje sindikaten e vet e cila po dje u mesua se ekzistonte dhe po dje u mesua se e kishte emertimin Shoqata per Autonomine Vendore.
As me shume as me pak kete duhet te bente edhe Fiqir Xibri ne nje situate normale. Sigurisht Fiqiriu kete e ka bere por e ka bere ne situata anormale biles-biles aq anormale sa ai detyrohej te paguante per te thithur pjesemarresit ne protestat e opozites.
Per sa i perket situates anormale te radhes kete beri serish dje Edi Rama kur mblodhi anetaresine e sindikates se tij por ndryshe nga Fiqir Xibri nuk ju premtoi dhe nuk ju shperndau te holla per protestat e radhes anti-viza qe po pergatit por i kercenoi te zgjedhurit vendore se duhet te ishin ata qe duhet te organizonin dhe viheshin ne krye te ketyre protestave.
Gjithsesi pa u shkeputur nga meraku ndaj parase Edi Rama nuk i la pa permendur dje ato te hollat por ne nje kontekst tjeter dhe krejt te ndryshem. Parate dje per Edi Ramen ishin motivi pse te zgjedhurit vendore duhet te vihen ne krye te protestave pse ato parate tash e tuje sipas Edi Rames do te jene me te pakta ne buxhetet e njesive vendore.
Perballe nje fakti te tille kur per Edi Ramen eshte po aq i rendesishem edhe zhurmnaja per me demek shkurtimin e buxhetit te njesive vendore ai nuk duroi ne shperthimin e tij pa shprehur me ze te larte pakenaqesine ndaj uljes se barres fiskale per biznesin e vogel.
Fakti eshte se te gjitha masat per ulje te barres fiskale mbi biznesin e vogel nuk kane sjelle si rezultat uljen e kesaj barre por vetem uljen e te ardhurave te pushtetit vendor... shpertheu dje Edi Rama duke mos e fshehur zhgenjimin e ngulitur se fundmi edhe nga turi i tij i radhes zhgenjim qe dukshem vihet ne dukje nga indiferentizmi me te cilin ai po pritet ne kete tur te ri anti-vizash.
Edi Rama te cilit nuk po i dalin llogarite per protestat e radhes anti-vize di ta lexoje mire kete mesazh zhgenjyes pse ka kuptuar se as Eduart Shalesi nuk qullosi gje me tregtaret e Medresese. Dhe duke e kuptuar kete po perpiqet qe zhgenjimin e tij te mos ua lere manget gjithe tregtareve e biznesmeneve te vegjel pse ata nuk po zhurmojne sic do te deshte Edi Rama per hesap te tij nen pretekstin e kasave fiskale. Kete sigurisht ai e ben sipas menyres se tij sipas se ciles me nje gur vret dy zogj. Kjo do te thote se Edi Rama nje herazi mbledh te zgjedhurit vendore te cilet ndersa i konsideron nepunes te bashkise se Tiranes ju kerkon kercenueshem te behen Fiqirinje te organizojne e te vihen ne krye te protestave ne njesite e tyre vendore a thua se jane drejtues vendore te sindikates se Fiqiriut ndersa nga ana tjeter me kete rast nuk resht pa shprehur gjithe mllefin e tij ndaj biznesit te vogel dhe uljes se barres fiskale ndaj tyre te cilet gjithsesi per pak jave do te fillojne te levizin lirshem dhe pa viza pavaresisht auto-konsumit te Edi Rames.