Gjermania partner i besueshem ne rrugen e integrimit te Shqiperise
Ministri i Jashtem gjerman Westerwell uron Haxhinaston
Ministri i Puneve te Jashtme te Gjermanise Guido Westerwelle ka uruar ministrin Edmond Haxhinasto me rastin e marrjes se detyres. Permes nje njoftimi per shtyp te Ministrise se Jashtme thuhet se kryediplomati gjerman shpreh mbeshtetjen e vendit te tij ne proceset e integrimit te Shqiperise ne strukturat e Bashkimit Evropian.
Ju pergezoj perzemersisht me rastin e emerimit tuaj ne postin e Ministrit te Puneve te Jashtme te Republikes se Shqiperise thote ne urimin e ministrin gjerman duke shtuar se kete detyre plot pergjegjesi ju e merrni persiper ne nje kohe kur merren vendime te rendesishme. Gjermania do te jete edhe me tej nje partner i besueshem per Shqiperine duke e mbeshtetur vendin tuaj lidhur me perspektiven e tij evropiane konfirmon Guido Westerwelle.
Duke shprehur kenaqesine per nje takim te shpejte mes dy ministrave Westerwelle fton ministrin Haxhinasto ne konferencen Perspektivat per Evropen Juglindore Gjermania Austria dhe SHBA ne dialog me vendimmarresit ne rajon e cila do te zhvillohet me 10 dhe 11 dhjetor te ketij viti.