E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nese fitorja, do te ishte si e Pirros

Pranimin ne menyre unanime te kerkeses per anetaresim nga Keshilli i Ministrave te Jashtem te Bashkimit Europian, realisht e vleresoj si nje ngjarje te madhe, se pari, sepse BE-ja i njeh Shqiperise potencialin transformues dhe profilin e ri me te cilin po prezantohet, ate te ndermarrjes e permbushjes se reformave ndryshuese.

Me mirenjohje per te gjitha shtetet anetare te cilat kane mbeshtetur e mbeshtesin integrimin e Shqiperise, ky vendim konfirmon intensifikimin e marredhenieve tona kontraktuale me BE-ne. Edhe per ata qe e cilesojne " procedure rutine" apo "dicka qe duhet te kish ndodhur me kohe", perseri besoj qe eshte lajm shume i mire.

Por nese, nese ky vendim do te kishte qene vertete "procedure rutine", mund te ishte marre para certifikimit te zgjedhjeve parlamentare nga institucionet ne vend dhe nga OSBE-ja, por nuk ndodhi keshtu. Para se te hidhnin voten pro kerkeses se Shqiperise, 27 ministrat e vendeve anetare priten te lexonin raportet pas zgjedhore te vezhguesve nderkombetare.

***

Pak dite pas rikujtimit te 20 vjetorit te renies se murit te Berlinit, ne Prage u kujtua "Velvet revolution". Do t' ju sjell ne mendje nje detaj te festes qe ndoshta jo te gjithe kane patur mundesi ta ndjekin. Nje fryt i motorizuar me sloganin: "cfare do te ishim duke bere nese nuk do te kishte ndodhur", ishte gjetja gazmore simbolike per te kujtuar varferine qe ekzistonte ne kohen e komunizmit dhe mendoni qe behet fjale per komunizmin ne Ceki.

Tani une po mundohem te bej nje perqasje e te them. Cfare do te ishim duke bere nese zgjedhjet nuk do te ishin certifikuar nga monitoruesit nderkombetare si me te mirat, dhe qe plotesuan pjesen me te mire te standardeve?

Sot, ne, perfaqesuesit e maxhorances do te kishim nje fitore si e Pirros, opozita do te kishte te drejten e plote qe duke iu referuar vezhguesve, te godiste qeverine qe nuk ben dot zgjedhje te lira e te ndershme, per rrjedhoje, gjithe bota demokratike qe vlereson standardet dhe i beson perseri standardit te vezhguesve te saj, do te ndjehej perfundimisht skeptike ndaj Shqiperise, dhe padyshim, ne do te kishim "Jo" per vizat; "Jo" per anetaresim drejt BE-se, "Jo" derisa te rriteshim e piqeshim te gjithe se bashku.

Po te kishte qene Keshtu, Rama dhe shoket e tij, do te kishin legjitimitet te plote qe retoriken e tyre politike ta benin ne natyre, para gardhit apo edhe brenda gardhit te kryeministrise. Po te kishte qene Keshtu, Rames dhe shokeve te tij do t'ju kishte hije protesta, do te kishte nje parti socialiste te gjithen pas vetes, do te kishte dhe shume me shume qytetare te majte e te djathte, jo vetem disa militante socialiste, te cilet do te ngrinin zerin bashke te gjithe, sepse e drejta e tyre per ne Evrope ju mohohej nga Berisha e qeveria.

Por shqiptaret qe kane vuajtur me shume se Cekia qe rendte pas frutave te ndaluara, rendnin drejt perendimit, pavaresisht se vriteshin, shkruanin poezi per endrren perendimore, pavaresisht se pushkatoheshin, kalbeshin ne burg, pavaresisht se gjymtoheshin, sot kane si asnjehere qarte e pashem realitetin e tyre si qytetare te nje vendi, emri i te cilit nuk tremb me njeri kur permendet, por qe e meriton te jete pjese e Evropes.

Nuk mund ta lidhesh fatin e vendit tend pas spangos se kutive qe kane brenda vulen e dakordesise tende, nuk mund t' ju kerkosh burrave e grave qe jane votuar per te qene ketu, te perkedhelin tekat politike te tuat, nuk duhet zonja e zoterinj deputete socialiste, te jeni inaktive ore e dite te tera kur njerezit ju kane votuar per t'i perfaqesuar, aq me pak, nuk mund te mos jesh, kur je i bindur se rruga e kryetarit tend, jo vetem qe s'ka gjasa te te sjelle ne pushtet, por s'te lejon as te besh opozite.

Jashte reagimeve emotive apo detyrimeve te ndonje natyre tjeter, cdo anetar i thjeshte apo militant i PS-se e ka te qarte tashme se Rama premton vetem bojkot dhe jo strategji, broshura dhe jo program, polarizim te metejshem te PS-se dhe kurrsesi bashkim te saj.

Ne nuk presim qe Rama te vije ne parlament. Ai e kishte zgjedhur te mos vinte pavaresisht se si do te kishte qene rezultati i zgjedhjeve, sepse Rama eshte i vetmi burre qe vesh corape te kuqe, i vetmi politikan qe i thote gazetares prostitute, i vetmi kryetar bashkie qe s'ben dot nje plan rregullues ne 10 vjet dhe e ngjyros qytetin si nje dhome manikomio, i vetmi kryetar partie jo deputet, i vetmi kundershtar i parlamentarizmit ne Shqiperi, i vetmi politikan shqiptar qe sot nuk ja ndjen per te ardhmen e atyre qe i dhane gabimisht voten.

***

Ne perfundim dua te them qe sigurisht asnje qar s'kemi se opozita nuk hyn ne parlament. E kunderta eshte e vertete. Ne kete proces ndryshimesh madhore detyrimi qytetar i gjithsecilit prej nesh per te pershpejtuar procesin e afrimit me BE-ne eshte nder, detyrimi i qeverise per te plotesuar te gjitha detyrimet eshte pergjegjshmeri, mungesa e opozites ne siglimin e bllokimin e reformave eshte fatkeqesi dhe pergjegjesi historike.

* Fjala e mbajtur ne Kuvend, per pranimin nga Keshilli i Ministrave te Jashtem, te kerkeses se Shqiperise per anetaresim ne BE


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›