E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zgjedhjet e te perzgjedhurve

Te gjithe e kemi ditur se do te vjedhin vota. Njerezit me shume po befasohen me te befasuarit. Duke e duruar hajnine dhe plackitjet per dhjete vjet me radhe, pragu i imunitetit ndaj vjedhjes eshte bere i larte. Njerezit nuk shokohen nga pamjet televizive ku duket qarte vjedhja. Ata e kane ditur. Ashtu sic e kane ditur berllokun ne toke e ndertimet pa leje ne qiell. Me shume ka te atille qe qeshin nder hunde me ata qe ankohen per vjedhje votash, sesa aso qe shqetesohen dhe mendojne se duhet bere dicka. Njerezit e kane ditur se do te kete vjedhje me 15 nentor 2009. Jo vetem ne Gjakove, por anekend Kosoves. Sepse vjedhje kishte secilen dite te lume para saj.

Njerezve qe ua kane vjedhur ujin, dritat, vendin e punes, arsimin, perkujdesjen shendetesore, ndermarrjet publike e shoqerore, pasurite tokesore e nentokesore, flamurin e himnin, hapesiren urbane e rurale, mireqenien e dinjitetin, vuajtjet dhe endrrat, njerezve qe ne pergjithesi ua kane vjedhur te kaluaren e te ardhmen, t'iu thuash tash se ua vjedhen edhe voten, eshte nje lloj i cuditshem ofendimi per ta.

Ata qe s'lane gje pa ia vjedhur qytetarit, pse do te hezitonin te vjedhnin kur vjen puna te vota e qytetarit? Sepse vota na qenka e shenjte? Po, a nuk ishte kjo shenjteria tipar i rezervuar per pronen private? Ne fakt, kur thuhet se dicka eshte e shenjte, kjo behet vetem per ta mbrojtur ate gje ne brishtesine e saj. Nese dicka do te ishte njemend shenjterisht e pacenueshme, ajo nuk do te kishte nevoje per fjalet mbrojtese te askujt.

Disa komisionere ne zgjedhjet lokale te se dieles kishin fotografuar koleget e tyre meqe s'kishin pasur se cfare te bejne tjeter. Te ngujuar ne poziten e spektatorit para vjedhjes se votave, ata e ndane me te gjithe te tjeret ulesen e tyre, duke na bere spektatore edhe neve. Kercenimi klasik "Parate ose jeten?" i kaubojve ndaj udhetareve te trenit te rrembyer, ne Kosove komisionereve u ishte shnderruar ne kercenimin "Voten ose jeten?", e qe serish eshte e njejta gje.

Mbase tash e kemi kuptuar me se miri pse nuk pati kamera ne vendvotime. Paten qene ambasadoret e Quintit (SHBA, France, Gjermani, Britani e Madhe dhe Itali) ata qe muaj me pare e vulosen debatin per ose kunder kamerave. Me vete faktin qe kishim nje debat te tille te nxehte, kamerat duheshin lejuar. Moslejimi i kamerave pas debatit per to, natyrshem u shnderrua ne inkurajim te asaj qe do ta parandalonin kamerat: vjedhjen e votave. Vota e fshehte e qytetareve u vodh fshehtas qytetareve mandej.

Si behet qe ambasadoret e Quintit u perzien ne nje ceshtje si kamerat ne vendvotime? A nuk do te duhej qe ata te merreshin me ceshtjet e bashkepunimit bilateral midis Kosoves dhe vendeve te tyre? Po mire, edhe atehere kur nuk jane vetem ambasadore, pse ata rregullisht perzihen ne hollesira ne te gjitha aspektet e jetes sone politike, ekonomike dhe institucionale? Mikromenaxhimi qe e praktikon Quinti ne Kosove eshte deshmi se sa i brishte eshte sistemi ne Kosove me ne krye Thacin e Sejdiun, sistem ky qe me shume eshte sistem i Quintit (shto ketu edhe Pieter Feithin e shefin e EULEX'it, Yves de Kermabonin), sesa i qytetareve te ketij vendi. Ata e dine shume mire se cfare kulle prej letre eshte sistemi politik ne Kosove, andaj nderhyjne gjithandej, duke observuar me mikroskop. Deshtimi ne nje detaj te sistemit mund t'i kushtoje fatalisht tere sistemit.

Pasditen e ketyre zgjedhjeve, te njejtit diplomate nxituan t'i shpallin ato shume te suksesshme, ani se gjithnje e me shume flitej per parregullsi dhe perkunder faktit qe shumica nuk kishin votuar fare. Na dhane nota te larta sikurse arsimtari nxenesit, duke e konfirmuar nevojen e tyre qe Kosova e varfer dhe e ndare perbrenda, pa zhvillim ekonomik, demokraci e drejtesi, me cdo kusht te portretizohet si nje rrefim i suksesshem. Nje mik imi thote qe Kosova eshte e privuar nga e drejta per te deshtuar. Thjesht, s'na lejojne te deshtojme. Neve na e kane percaktuar fatin: duhet te jemi rrefim i suksesshem edhe kur s'jemi te suksesshem. Rrefimi yne s'eshte rrefim yni. Kosova eshte rrefim i kidnapuar. Burokratet nderkombetare e kane perzgjedhur eliten tone e cila organizon zgjedhje.

Kjo eshte arsyeja pse tamam atehere kur nis te krijohet nje vale e kritikes kunder elites sone na vijne personazhe te famshme te politikes boterore si Biden, Ahtisaari, Clinton, Solana, etj., te cilet i lavderojne politikanet tane, ua rrahin krahet atyre, dhe e dekurajojne popullin qe t'i kundershtoje ata. Ia ushqejne popullates vendase inferioritetin: kush jam une t'i kundershtoj keta politikanet tane qe, ndonese aq te korruptuar e te paafte, megjithate jane miq me politikanet me te fuqishem ne bote!

Kutia e votimit eshte vendtakim i qytetarit me sistemin. Mirepo, kjo kuti eshte ne anen e sistemit dhe i takon atij. Jo qytetarit, i cili vetem sa mund ta perkedhel me fletevotim. Njerezit ne Kosove e dine kete. Ashtu sikurse qe e dinte edhe kryetari i Ukraines, Viktor Yushchenko. I bindur se Leonid Kuchma dhe Viktor Yanukovych do t'ia vjedhin votat ne zgjedhje, Yushchenko pergjate fjalimit te tij nje jave para zgjedhjeve te 31 tetorit 2004, do ta citoje - s'mund ta merrni me mend ke - Stalinin: "Ne vitin 1936, Josif Stalin, ka thene qe nuk ka rendesi se si voton, por rendesi ka se si numerohen votat". Zgjedhjet ne Kosove ta kujtojne Yushchenkon teksa kujton Stalinin.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›