E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Loja" e prishjes se koalicionit

Opozita ka kritikuar partite e koalicionit qeverises pas paralajmerimeve per prishjen e koalicionit, duke vleresuar se ato kane luajtur nje loje me opinionin dhe kane deshmuar joseriozitet ne pune dhe mungese pergjegjesie. Paralajmerimet per prishje te koalicionit PDK-LDK, pa pasur alternativa tjera, sipas opozites, ishin tregues se ky koalicion eshte ne krize dhe se Kosova duhet te shkoje drejt zgjedhjeve te parakohshme parlamentare. Aleanca per Ardhmerine e Kosoves, sipas zyrtarit te saj Ardian Gjini, vlereson se nje zhvillim i tille i ka shkaktuar dem qeverisjes aktuale dhe vete Kosoves. "Mos harroni se jemi ne mes te zgjedhjeve lokale dhe presim vendimin e Gjykates Nderkombetare te Drejtesise. Do te thote, eshte nje vendim shume i demshem per Kosoven dhe do te shohim se cka do te ndodhe tutje dhe si do te sillen partneret e koalicionit". "Mirepo, AAK-ja mendon se ky veprim i ka shkaktuar deme te pariparueshme, jo vetem qeverisjes aktuale, por edhe Kosoves. Mendoj se te gjithe e kane te qarte se zgjedhjet e parakohshme jane te pashmangshme", thote Gjini.

Edhe dy partite tjera opozitare, Aleanca Kosova e Re dhe Lidhja Demokratike e Dardanise, ndonese ishin perfolur si pjese e mundshme e nje koalicioni te ri me PDK-ne, i pergenjeshtrojne keto njoftime, duke i vleresuar si loje politike zhvillimet rreth prishjes se koalicionit. Ibrahim Makolli, nenkryetar i AKR-se, mendon se keto zhvillime jane me shume presione dhe shantazhe, qe partite ne koalicionin qeverises ia bejne njera-tjetres ne prag te raundit te dyte te votimeve. Makolli sqaron se lajmi per mundesine qe ne nje koalicion te ri, Behxhet Pacolli te nominohej per president te Kosoves, me pare ishte publikuar ne media, e tek me pas i ishte kumtuar Pacollit permes telefonit nga ana e kryeministrit Hashim Thaci. "Diku pas mesnate, kryetari Pacolli ka pranuar nje telefonate nga kryeministri Thaci, permes se ciles eshte njoftuar per mundesine e prishjes se koalicionit mes PDK-se dhe LDK-se dhe krijimit te nje koalicioni te ri ndermjet PDK-se, AKR-se dhe LDD-se". "Thjesht, te gjitha keto pazare politike ne emer te AKR-se, jane bere pa dijenine e AKR-se dhe me teper jane spekulime te ketyre dy partive politike, sesa qe ka dicka ne esence", shprehet Makolli.

Ne anen tjeter, Gani Geci, zyrtar i LDD-se, thote se e gjithe situata e krijuar rreth koalicionit PDK-LDK, ishte vetem nje loje politike. Nderkaq, ai e perjashton mundesine qe LDD-ja te hyje ne koalicion me PDK-ne. "Ne, qe ne fillim, kemi thene se nese paska bere PDK-ja me LDK-ne, bejne te gjitha ne politike, por ne nuk jemi te interesuar", thote Geci.

Pakenaqesite me zhvillimet rreth koalicionit qeverises i kane shprehur edhe disa zyrtare te LDK-se. Deputeti i kesaj partie, Fatmir Rexhepi, gjate seances se Kuvendit, ku ishte parapare te debatohej per buxhetin, kerkoi nga kryeministri sqarime. Por, seanca u nderpre, edhe pse Thaci tha se ishte i gatshem te tregonte se cfare ndodhi mbreme me koalicionin. "Ne rregull, une jam edhe kryeminister dhe mund te jap sqarime", tha Thaci, por seanca eshte nderprere nga ana e kryetarit te Kuvendit.

Pas seances, deputeti i LDK-se, Fatmir Rexhepi, tha se kryeministri Thaci dhe partia e tij, mbreme, kishin atakuar rende institucionet e Kosoves. "Une kerkova nje informate: pse qe 12 ore, sipas PDK-se, Kosova ka mbetur pa institucione? Nje sqarim... dhe pse ky diversion u be mbi institucione ne kete menyre?! Cila eshte ajo parti qe thote se mund te krenohet Kosova me mua, e ne realitet ky eshte nje puc qe vjen mbi institucionet e shtetit te ri, e shteti i ri nuk meriton keso qeverisjeje", tha Rexhepi.

Perderisa sot LDK-ja ka tejkaluar krizen e koalicionit me PDK-ne, zyrtare te kesaj partie thone se kjo ceshtje duhet te kthehet per debat menjehere pas raundit te dyte te votimeve per zgjedhjet komunale. RFE


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›