E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tafaj-Nallbani, Tirana vlereson ndeshjen e radhes

Trajneri i Tiranes, Alban Tafaj dhe portieri Blendi Nallbani paten nje debat mes tyre ne stervitjen e dy diteve me pare, qe shkoi deri ne ikjen e portierit nga stervitja, duke nxjerre ne pah disa probleme qe karakterizojne kampin bardheblu, para ndeshjes se radhes, me Lacin. Portieri me eksperience i Tiranes eshte larguar nga stervitja, per t'u rikthyer nje dite me pas, teksa kampionet ne fuqi po zhvillojne seancat e fundit, ne vigjilje te ndeshjes me Lacin. Stafi drejtues i ekipit, per momentin e rastit te portierit Nallbani, eshte perpjekur qe te anashkaloje ate, duke menduar per stervitjet e radhes, dhe ndeshjen qe i pret ne fundjave. Keshtu, zenka ka qene nje moment qe eshte zgjedhur brenda kampit dhe mesohet se nuk ka asgje per t'u evidentuar pervec ndonje ndeshkimi ne baze te rregullores se brendshme te klubit, per portierin. Tirana ka nisur pergatitjet e javes, me nje analize dhe trajneri Alban Tafaj ka shpallur fitoren, objektiv te ekipit, ne Lac, por edhe ne ndeshjen e radhes, deri ne perfundim te fazes se pare, kur pritet qe te nderhyhet edhe ne merkaton e janarit.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›