Flamurtari ne veshtiresi, Magani me "dhimbje koke"
Ndeshjet e radhes konsiderohen tejet te veshtira per Flamurtarin e Vlores, gje qe ka vene ne veshtiresi edhe trajnerin peqinase, Gugash Magani. Ekipi qe fitoi Kupen e Shqiperise, nje vit me pare dhe konkurroi ne Evrope gjate veres, po zhvillon nje beteje te madhe, per te shmangur fundin e klasifikimit. Kalendari i ka rezervuar disa ndeshje te veshtira vlonjateve, aq sa shihet se ne fund te fazes se pare do te jete i pashmangshem vendi i fundit. Para ne klasifikim, Flamurtarin e presin disa sfida te veshtira. E para do te jete ne Kruje, me Kastriotin. Pas ketij takimi, ekipi vlonjat do te prese Tiranen, qe kerkon ngjitjen ne klasifikim dhe nje jave me vone do te udhetoje drejt kryeqytetit, per te luajtur ndaj Dinamos. Me keto llogari, trajneri Magani i ka kerkuar ekipit ne stervitje, qe te jete i perqendruar maksimalisht per te shmangur me cdo kusht humbjen ne Kruje. Ne te kundert, stoli i Maganit do te lekundet ndjeshem, para se Tirana te udhetoje drejt Vlores.