Tani të gjithë duan të sfidojnë Spanjën
Kina, Katari, Kuvajti, Brazili dhe Anglia janë përfaqësueset që kanë shprehur dëshirën për t’u vënë përvallë kampionëve të rinj të botës. Më 11 gusht kombëtarja e Del Boskes do të luajë me Meksikën, ndeshje që do të luhet me rastin e dyqind-vjetorit të çlirimit të vendit amerikanoqendror. Pastaj, më 7 shtator në Buenos Aires, në miqësoren e luksit përbalë Argjentinës.
Ndërkaq, qendërmbrojtësi Karles Pujol ka njoftuar zyrtarisht lamtumirën nga përfaqësuesja spanjolle, pavarësisht këmbënguljes së trajnerit, kolegëve dhe tifozëve për t’i ndryshuar mendje. 32-vjeçari e mbyll në kuotën e 90 ndeshjeve kapitullin në përfaqësuese, por me lavdinë që i jep Kupa e Botës, për të cilën kontribuoi aq shumë.
Megjithatë, as Del Boske dhe as tifozët spanjollë nuk kanë arsye për t’u shqetësuar, pasi e ardhmja e kombëtares së kuqe duket e sigurt. Mosha mesatare e kampionëve të botës është 26,6 vjet, ndërkohë që Italia e 2006-ës kishte një mesatare prej 29,8 vjetësh. Vendin e Pujolit në qendër të mbrojtjes do ta marrë Raul Albiol, kurse në mesfushë, Fabregasi do të zëvendësojë Ksavin. Torres, Ramos, Vila, Iniesta, Pedro, Pike’, Mata dhe Silva kanë ende shumë për të dhënë.
Por nuk kanë të njëjtin fat disa kombëtare të tjera. Midis tyre, Anglia dhe Italia. As Brazili nuk është në pozita më të favorshme, megjithëse talentet nuk i mungojnë. Shqetësuese duket situata edhe në kampin francez, ku Loran Blanku ka detyrën e vështirë të krijojë një grup fitues pas disfatës në Afrikën e Jugut.