Henri lë Barçën për Nju Jork Red Bulls në SHBA
Lajmi u konfirmua sot nga vetë klubi që militon në superligën amerikane. 33-vjeçari luante te Barcelona prej verës së vitit 2007, ku u transferua nga anglezët e Arsenalit.
Me fanellën blaugrana ish-kapiteni i përfaqësueses franceze (124 ndeshje, 51 gola) fitoi në vitin 2009 titujt e fundit që i mungonin në vitrinën personale: Ligën e Kampionëve, Superkupën e Evropës dhe Botërorin e klubeve.