Nëse lëviz kufiri, edhe Presheva i bashkohet Kosovës
Sipas tij, krijimi i komunës veriore të Mitrovicës është një alternativë që mund të funksiononte më mirë nga sa funksionon tani.“Më e mira do të ishte Mitrovica si një tërësi e vetme komunale, por një gjë e tillë tash për tash është e pamundur. Krijimi i komunave të reja dhe integrimi i serbëve nuk është ndarje, por nuk është as bashkim, dhe është përpjekje për të vendosur rend dhe ligj”, ka thënë Krasniqi.Kryeparlamentari Krasniqi ka thënë se qytetarët serbë të Kosovës duhet të kuptojnë se institucionet janë për respektim të Ligjit në tërë territorin. “Nëse një pjesë e serbëve nuk janë të gatshëm të jetojnë në pjesën veriore dhe mendojnë të ndahen nga Kosova, atëherë edhe shqiptarët në Luginë të Preshevës janë të gatshëm t’i bashkohen Kosovës”, ka thënë Krasniqi.