E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Nëse nuk ikte vetë do ta largonim neve”

 

Lamtumira e Ilija Lonçareviçit ishte gati. në pamje të parë u duk se ishte trajneri ai që nuk dëshironte të drejtonte më skuadrën, ko referuart deklaratës së tij të pas ndeshjes. Ndërsa e vërteta është krejt ndryshe. Te Tirana betohet se kroati i kishte ditët e numëruara, kjo edhe për faktin se në takimet e fundit janë vënë ën dyshim disa nga zgjedhjet e tij. Burime pranë klubit bardheblu e kanë cilësuar si të pakuptimtë lënien në stol të nigerianit Abraham në dy takimet e fundit. “E patë, sapo hyri në fushë Abraham skuadra krijoi 4 raste për shënim. Nuk e kuptoj se porsa trajneri e ka lënë ën stol, thjesht për kapriçio?. Nejse ashtu siç po shkonin gjërat, nëse nuk ikte ai, pra nuk jepte dorëheqjen do ta largonim ne atë, pasi nuk kishte më kuptim”, ka pohuar shumë konfidencialisht një nga drejtuesit e klubit bardheblu. Lonçareviç u largua nga stadiumi menjëherë pas përfundimit të ndeshjes drejt vilës Gold për të zgjidhur edhe detajet e fundit të kontratës së tij me Tiranën. Sipas të gjitha gjasave drejtuesit e Tiranës, nuk do të marrin aspak mundimin për ti kthyer mendjen kroatit, kjo lidhur edhe me zhgënjimet e njëpasnjëshme që nën drejtimin e tij Tirana ka regjistruar.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›