E Shtunë, 31 Tetor 2026

Partizani abonohet me humbjet në transfertë

 

Leonard Karaj
Tri ndeshje në transfertë, tri humbje, asnjë gol i realizuar, ndryshe nga takimet në “Selman Stërmasi”: tri ndeshje, tri fitore. Ky është Partizani i 2009-2010.
“Demat e kuq” kanë sigluar humbjen e radhës dje në fushën e Gjirokastërs duke treguar anën tjetër të medaljes gjatë këtij kampionati. Humbje 1-0 me Bylisin në Ballsh, 5-0 me Adën në Velipojë, 3-0 me Luftëtarin në Gjirokastër. Ky Partizan nuk funksionon në transfertë. Tri ndeshje, tri humbje, asnjë gol i realizuar. Në stadiumin e “Gjirokastra”, duket se ka pasur një duel të madh, midis 27-vjeçarit tiranas të Luftëtarit, Erald Pustina dhe skuadrës së Partizanit. Tre gola të Pustinës: 41’, 53 e 81’. Partizani e mbylli takimin me dhjetë lojtarë pas ndëshkimit me karton të kuq të Sokol Ishkës.
Në takimet e tjera, Kamza fitoi 2-0 me Memaliaj ndërsa “big matsh” Lushnja-Elbasani përfundoi në barazim pa gola. As vendasit dhe as verdheblutë nuk kanë mundur të shënojnë në porta respektive kjo edhe falë ndërhyrjeve të portierëve respektivë. Ka fituar Bylisi ndaj Sopotit 2-0 duke kryesuar i vetëm kategorinë e Parë. Ballshiotët njohin vetëm një humbje minimale në Burrel dhe 5 fitore. Rezultat tri-pikësh ka sigluar edhe Ada ndaj Bilisht Sportit sërish me goleadë në fushën e vet ashtu sikundër edhe ndaj Partiznait në javën e 4-t. Besëlidhja barazoi 1-1 me Burrelin ndërsa Turbina fitoi 3-2 me Skraparin. Pogradeci-Gramshi luhet të hënën në Korçë. Java e shtatë, ndeshjet e së cilës do të luhen më 17 tetor rezervon këto përballje: Elbasani–Ada; Memaliaj–Lushnja; Burreli–Pogradeci; Gramshi–Turbina; Partizani–Kamza; Skrapari–Besëlidhja; B.Sporti–Bylis dhe Sopoti-Luftëtari.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›