E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nëse nuk ke votuar, atëherë mos u anko për qeverisjen

Jetoj ne Amerike, dhe ketu ku jetoj kane nje shprehje: “N.q.s nuk ke votuar, mos u anko per qeverisjen”. Ketu, me sa shoh une, e marrin me shume seriozitet votimin. Me ka rene rasti ne Shqiperi, para disa vitesh, per zgjedhjet lokale, te isha antar i nje shtabi qe mblidhte informacion rreth ecurise se votimeve ne disa qendra votimi, ne orare te ndryshme gjate asaj dite, dhe pastaj t’ia percillte qendres, e cila ishte nje parti qe nuk me duket e nevojshme ta permend.

Çdo qender votimi kishte te regjistruar me shume se 1100-1200 votues secila dhe shkonte deri ne 1400-1500. Ne fund te asaj dite, vetem ne nje qender votimi kishin votuar 450 veta dhe ne te tjerat me pak se aq. Ata 300-400 veta qe votuan, shumica ishin militante te x apo y partie, qe, per interesa vetjake shkuan e votuan. Kurse populli i thjeshte, i zhgenjyer nga politika, nuk votoi.

Mirëpo, perqindja qe votuan, mjaftonte per te nxjerre x politikan si fitues, vajtem apo nuk vajtem ne te tjeret per te votuar. Prandaj desha te beja nje apel per te gjithe shqipet kudo qe jane, vitin qe vjen, ne qeshor, te shkojne dhe te votojne e te shprehin vullnetin e tyre. Edhe per ata shqiptare qe ndodhen ne shtetet fqinje, n.q.s. u jepet mundesia, shkoni dhe votoni, mbase dhe per inat te atyre qe nuk duan qe ne te votojme ketu ku jemi, jashte atdheut. Koha nuk pret me.

Ka ardhur koha per nje ndryshim, biles jemi te vonuar. Dhe ky ndryshim fillon nga ne, duke u bere me aktive dhe duke bere qe edhe zeri yne te degjohet. Me besoni ose jo, une e kisha planifikuar qe te shkoja ne Shqiperi per te vizituar familjen dhe te dashurit e mi vitin qe vjen. Para disa ditesh e prenotova bileten per ne periudhen e votimeve, qe te jem i pranishem ne votime dhe ta shpreh dhe une vullnetin tim. Lexova diku nje koment qe thoshte se duhet ta qerojme shporten me molle nga mollet e kalbura dhe me pelqeu shume. Te gjithe ne duhet ta bejme kete gje, gjithsecili sipas mundesive. Faleminderit dhe gezuar Krishtlindjet dhe Vitin e Ri. U uroj mbaresi te gjithe shqiptareve te ndershem kudo ku ndodhen.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›