Dinjo: Çfarë krize... Dua të luaj më shumë
Nuk është i kënaqur dhe kjo duket.
2009 ka nisur ters për të, pasi ka
qëndruar shumë në stol. Një rol jo komod,
për një që ka lindur të jetë i pari.
Ronaldinjo zbret nga autobusi i Seleçaos
dhe, këtë herë, nuk ikën. Madje shkon
dhe i kërkon telekamerat. Miqësorja me
Italinë ka ardhur në momentin e duhur
për të rifituar vëmendjen e medias. Po
ashtu, ai lëshon mesazhe, një ndër të
cilat shkon në drejtim të Milanit. Si është
Ronaldinjo, pse nuk buzëqesh më? "Unë
buzëqesh gjithmonë, edhe kur nuk luaj.
për mua futbolli vazhdon të jetë alegri.
Në Milano, ndihem mirë, jam ambientuar
te Milani dhe familja ime është e lumtur
në këtë qytet. Te Milani po punoj
shumë dhe ndihem më mirë nëse e krahasoj
me muajt e fundit që kalova te
Barcelona. Dhe nëse do të aktivizohem
në vazhdimësi, do t‘jua tregoj këtë". Pyetjes
nëse do të jetë në Botërorin e Afrikës
së Jugut 2010, ai i përgjigjet me
një tjetër pyetje: "Po talleni? Në të
kundërt, për çfarë do të kisha ardhur deri
në Londër, me gjithë këtë të ftohtë".