E Diel, 1 Nëntor 2026

Arrestohet, tenton të vrasë bashkëfshatarin

Ka ardhur me pushime pranëfamiljes por për pak sa nuk është vrarë nga një bashkëfshatari i tij. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Grykë të komunës Topojë të rrethit të Fierit. Sipas policisë shtetasi Miti Dhano, 60 vjeç sipas policisë së Fierit për motive të dobëta është grindur meshtetasinEduart Gjini 37 vjeç, banues në fshatin Sheqmarinëz të po kësaj punei cili kishte ditë që kishte ardhur te prindërit me pushime nga Greqia. Policia nuk jep shpjegime për grindjen e këtij të riu me të moshuarin por ajo sqaron se mbas grindjes Shetasi Miti Dhano ka qëlluarmbi të por saçmat e dalanga çiftja e tijtë cilat fatmirësisht kanë qëlluar ne gomat e pasmetë mjetit me targa greke pronë e shtetasit Eduart Gjini. Policia ka ardhur në vendin e ngjarjesdhe ka konstatuarse gomat e pasme te mjetit tip Fiat me targa ZNK 6253 pronë e këtij shtetasijanë dëmtuar. Në të janë fiksuar tre sacmetë armës së gjahut të cilat u sekuestruanme cilësinë e provës materiale. Në banesën e shtetasit Miti Dhano u gjet dhe u sekuestrua me cilësinë e provës materiale edhe arma e gjahut të cilën ai e kishte me leje, 11 copë fishekarmë gjahusi dhe dy gëzhoja të zbarazura. Materialeti kaluan prokurorisë Fier për veprën penale të “Vrasjes së mbetur në tentativë”.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›