Vlorë, policia dhunë ndaj shtetasve italianë
Disa shtetas të huaj dhe shqiptarë kanë denoncuar në policinë e Vlorës dhunën që sipas tyre është ushtruar si dhe aferat që kryhen në ambjentet portuale. Sipas shtetasve ngjarja ka ndodhur dje në kalatën e portit të Vlorës, teksa kanë kërkuar të iknin me tragetet e linjës drejt Brindizit. Ata pretendojnë të kenë patur bileta të rregullta për tragetin Kapiten Aleksandros, të prenotuara kohë më parë, por janë zbritur nga trageti duke ju thënë se do të imbarkoheshin te trageti tjetër. Nga ky I fundit shtetasve u është kërkuar një shumë tjetër euro dhe kaq ka mjaftuar për të nisur konfliktin. Prej dje në policinë e Vlorës, historia e denoncimit ka zgjatur mbi 12 orë. Italianët shprehet se policët kanë ushtruar dhunë në ambientet portuale si dhe kanë kërkuar lekë veç biletës.
Sipas shtetasve ata kanë që dje në ambjentet e drejtorise se policisë, ku kanë qenë të shpërfillur dhe e kanë ndjerë veten edhe të keqtrajtuar psikologjikisht. Një shtetas shqiptar nga Mirdita që udhëtonte me bashkëshorten italiane tregojnë se janë nxjerrë ashpërsisht nga radha, pasi personat pas tyre kanë paguar një shumë euro për të ikur para tyre. “Filluam me 5 euro të paguanim, deri në 25 dhe nuk kisha pse të vijoja të paguaja kur kisha biletë të rregullt të prenotuar më parë, vajtje ardhjeje. Këtu nga tragetet dhe vetë punonjësit e sigurisë, të lidhur me njëri tjetrin, merr shijen më të hidhur të udhëtimit- thotë 25 vjeçari Ndue Deda. Bashkëshortja e tij italiane Eliza pohon po të njëjtin fakt.
“Duam që opinioni të sensibilizohet tregon edhe 24 vjeçari Giovani Fresta, shtetas italian. Jam qëlluar nga një punonjës shqiptar me uniformë policie tregon ai dhe këtu na kanë trajtuar në mënyrën më të keqe tregon ai.
Pas denoncimit, për të cilët shtetasit kanë patur rezervat e veta për procedurat që janë ndjekur dhe indiferencën e efektivëve, shtetasit italianë janë drejtuar në konsullatën italiane.
Çështja shpjegohet ndryshe në drejtorinë e kufirit të Vlorës, ku mësohet se shtetasit që do të largoheshin kanë reaguar ashpër dhe kanë bllokuar kalimin e dhjetëra mjeteve të tjerë. Burime konfidenciale nga hetimorët e policisë së Vlorës pohojnë se vetë shtetasit kanë reaguar ashpër pasi kanë kërkuar të iknin patjetër ditën e djeshme me pretendimin e biletave të rregullta, dhe më pas dyshohet të ketë patur reagim të dhunshëm edhe nga ana e punonjësve shqiptarë.
Aktualisht çështjen e kanë marrë për hetim struktura të SHKB,të cilat do të sqarojnë edhe pozicionin e palëve në ngjarjen e djeshme.