E Diel, 1 Nëntor 2026

Hajdari, homazhe nga politika, ne 11 vjetorin vdekjes

Rozeta Rapushi

Presidenti Bamir Topi dhe Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli kane bere homazhe dhe vve kurora me lule ne memorialin e tij, perballe selise se PD, si dhe vizituan dje familjen e Azem Hajdarit, me rastin e 11-vjetorit te ndarjes nga jeta te tij. Ndonese te ndare, si Topi ashtu edhe Topalli, u gjenden prane familjareve te Hajdarit, ne kete dite perkujtimore. Presidenti Topi, shoqerohej ne viziten e tij tek familja Hajdari nga ish deputeti demokrat Besnik Mustafaj, i njohur se fundmi per kundershtimet e tij jo te buta ndaj organizimit te Partise Demokratike. Gjate vizites dhe bashkebisedimit me familjaret, kreu i shtetit, permendi dhe ndau me ta disa prej kujtimeve me te vecanta dhe me te paharrueshme te njohjes, miqesise dhe punes me te ndjerin Azem Hajdari, duke nenvizuar forcen e tij te karakterit, guximin, vetemohimin dhe besimin tek populli shqiptar, triumfi dhe konsolidimi i demokracise ne Shqiperise. "Azem Hajdari u shqua per keto veti qysh ne fillimin e Levizjes Studentore, te vitit 1990-te, per te vazhduar me pas me veprimtarine e tij politike, duke mbetur ne kujtesen historike, si nje udheheqes me vlera te rralla demokratike e patriotike, per te cilat atij i eshte dhene, pas vdekjes edhe Urdhri i larte "Gjergj Kastrioti Skenderbeu" nga Presidenti i Republikes", u shpreh Topi. Sipas tij, ndonese vitet kalojne shume shpejt, Azemi mbetet ne memorien e gjithesecilit, sidomos te miqve dhe te shokeve te tij. "Nje njeri shume i vecante, me nje karakter te forte, gati-gati te paperseritshem. Kjo eshte arsyeja qe ne e kujtojme Azemin, jo vetem ne pervjetorin e renies se tij, por ne cdo moment tjeter, kur flitet per heronj", u shpreh Topi. Ndersa Kryetarja e Kuvendit, Topalli, e shoqeruar nga nenkryetari i PD, Astrit Patozi dhe sekretari i pergjithshem, Bode, zhvilloi homazhe ne memorialin e liderit te levizjes studentore, deputetit Hajdari. "Azemi ishte kalores i lirise. Ishte dhe mbetet modeli i politikanit te ri, per te guxuar dhe per te qene ne cdo moment i zoti dhe i afte per te mbrojtur ate qe beson. Kjo eshte gjeja me e rendesishme per cdo politikan te ri", u shpreh Topalli. Me pas Kryetarja e Kuvendit se bashku me perfaqesues te PD, bene nje vizite ne shtepine e Azem Hajdarit, ku u takuan e biseduan me bashkeshorten e tij Fatmira, femijet dhe te afermit e Heroit te Demokracise.

Azem Hajdari, udheheqesi i levizjes studentore

Azem Hajdari, simbol i pluralizmit ne Shqiperi, udheheqes i Levizjes Studentore te vitit '90 qe solli rrezimin e diktatures komuniste, u kujtua dje ne 11 vjetorin e ndarjes nga jeta (12 shtator 1998) me nje ceremoni perkujtimore qe u zhvillua prane memorialit te tij, prane selise se PD-se. Azem Hajdari u lind ne 11 mars 1963 ne qytetin e Tropojes, ne skajin verilindor te Shqiperise. Pas perfundimit te shkolles se mesme ne qytetin e tij te lindjes ai vijoi studimet ne Fakultetin e Shkencave Politike e Juridike ne Universitetin e Tiranes, ku dhe u diplomua per filozofi ne vitin 1993, ndersa ne vitin 1995 u diplomua si jurist. Ne vitet 1993-1994 ndoqi kualifikimin pasuniversitar ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes per gjuhe angleze e filozofi, ndersa ne 1996 per politikat e sigurise e mbrojtjes, ne kuadrin e NATO-s, ne Garmisch-Partenkirchen ne Gjermani. Ne dhjetor te 1990, ai ishte udheheqes i Levizjes Studentore per shembjen e diktatures komuniste ne Shqiperi, ndersa ne vitet 1991 - 1993 nenkryetar i Partise Demokratike te Shqiperise, e para parti opozitare pas gati 50 vjet diktature komuniste. Deputet i PD-se ne kater legjislatura, Azem Hajdari, ka qene anetar i Kryesise se kesaj partie dhe ne vitet 1992-1996, Kryetar i Komisionit Kuvendor per Rendin Publik dhe SHIK-un. "Qytetar Nderi" i pothuajse te gjitha bashkive e komunave te Shqiperise, si ne Tirane, Vlore etj, ne vitin 2002 Azem Hajdari u nderua me Urdhrin "Nderi i Kombit", ndersa ne vitin 2003 me Medaljen e Arte te Lidhjes Shqiptare te Prizrenit.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›